Dogana zbuloi dhe konfiskoi 326 litra "Red Bull" i kontrabanduar

Shkup, 3 korrik 2015 (MIA) - Në hapësirat deponuese të dy personave juridikë nga Shkupi,  inspektorët doganorë nga Sektori për hetime zbuluan 326 litra të kontrabanduara pije energjetike "Red Bull".

Edhe në të dyja rastet,  pronarët  e personave juridikë, në momentin  e kontrollit nuk kanë treguar dokumente si dëshmi për prejardhjen e prodhimeve dhe për shkak të dyshimit themelor se malli është kontrabanduar, përkohësisht  është mbajtur, ndërsa kundër personave juridikë dhe përgjegjës në të njejtat, Drejtoria doganore dorëzoi kallëzim adekuat.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të hapësirave deponuese të personit juridik nga Shkupi në tregun me shumicë në Shkup, janë zbuluar 1.140 kanaçe pije energjetike "Red Bull" pa deklarata në gjuhën maqedonase, me përbërje të prodhimit të shkruar në gjuhën bullgare dhe rumune. Në mbështjellësit e celofanit të pakove, njoftoi sot Drejtoria doganore, ka pasur etiketa të ngjitura me shenjën BG dhe RO, që ka qenë arsye për dyshim se prodhimet janë të dedikuara për tregjet e atjeshme dhe janë kontrabanduar.

Në rastin e dytë, shpjegohet në kumtesë, gjatë kontrollit të mallit i cili shitet në hapësirat e një personi juridik nga Shkupi në rr."Xhon Kenedi", në pjesën deponuese dhe në raftet për shitje, janë gjetur 164 kanaçe nga 250 mililitra pije energjetike "Red Bull" pa daklaratë për përbërjen e prodhimit në gjuhën maqedonase. Deklarata për përbërjen e prodhimit ka qenë në gjuhën bullgare. Në mbështjellësin e najllonit të pakove me pije energjetike ka pasur etiketa të ngjitura me shënimin BG.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail