Bejli: Për përparim nevojitet përkushtim i vlerave të demokracisë

Shkup, 3 korrik 2015 (MIA) - Zhvillimi i demokracisë është me vlerë kyçe për përparim të shtetit, porositi mbrëmë ambasadori amerikan Xhes Bejli në solemnitet që Ambasada e ka organizuar me rastin e 4 Korrikut - Dita  e pavarësisë së SHBA-së.

"Kombet tona kanë shumë gjëra të përbashkëta. Ne jemi vende multietnike të cilat nuk janë të definuara nga një grup etnik dhe një gjuhë. Ky diversitet është burim i fuqisë, e cila në të njëjtën kohë vendos sfida të cilat duhet të vazhdojmë  t'i tejkalojmë. Që të arrijmë përparim duhet të punojmë së bashku, përkatësisht çdo ditë të jemi të përkushtuar  në vlerat e demokracisë. "Ne populli" dhe "bashkim më i përkryer" janë frazat të cilat kumbojnë te amerikanët, por gjithashtu kanë të bëjnë edhe me popullin e kësaj demokracie të vogël. Amerikanët janë krenarë që janë miq dhe partnerë të popullit të Maqedonisë, përderisa ato përpiqen të krijojnë demokraci prosperitare, dinamike dhe multietnike", tha Bejli.

Në solemnitet në të cilin morën pjesë gjithë kreu  shtetëror i Maqedonisë, ministra, deputetë, përfaqësues të institucioneve, partitë politike, OJQ të bashkësive fetare, kori diplomatik, ambasadori Bejli theksoi se këtë vit festimi është edhe në shenjë të shënimit të 20 vjetorit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë.

"Këtë vit derisa e festojmë 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë, përkujtojmë në partneritetin dhe arritjet tona. Pas nesh kemi arritje të rëndësishme, nga fillimi zyrtar  i marrëdhënieve tona në vitin 1995, përmes Deklaratës sonë për partneritet strategjik dhe bashkëpunim prej vitit 2008,  deri në veprimtarinë tonë kolektive të përballemi me sfidat e të somtes. Popujt e të dy vendeve tona kanë punuar së bashku në biznes, kanë qëndruar krah për krahë  në fushë beteja, kanë ndarë kultura dhe njohuri përmes programeve për këmbim dhe kanë ndërtuar miqësi të përhershme të themeluara në besim dhe respektim të ndërsjellë", tha ambasadori Bejli.

Mysafir në Ambasadën amerikane në ditëlindjen e 239-të të SHBA-së ishin edhe anëtarët e ekipit të Maqedonisë i cili do të na prezantojë  në Lojërat  e ardhshme speciale olimpike në Los Anxhelos, ndërsa me rastin e shënimit të 25 vjetorit nga akti për amerikanët me pengesa. Me këtë ligj prej vitit 1990 sigurohen të drejta të barabarta për personat me hendikap.

Solemniteti i përshtatshëm ishte pasuruar edhe me fishekzjarrë tradicional.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail