MEDI NETiks- rrjet i trupave për vetërregullim në mediat në EJL

Shkup, 3 korrik 2015 (MIA) - U bashkuan trupat për vetërregullim në mediat nga Maqedonia, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Hercegovina, njoftoi Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë.

"Nën patronatin e Këshillit të Evropës, në konferencën dyditore në Budavë, Mal të Zi, është zyrtarizuar themelimi i Media NETiks - Rrjeti i trupave për vetërregullim në mediat në Evropën Juglindore. Ky rrjet do të shërbejë si platformë për bashkëpunim rajonal dhe këmbim të përvojave me qëllim të avancimit të cilësisë dhe profesionalizmit në media dhe gazetarinë etike në rajon", thuhet në kumtesë.

Detyrë e kësaj shoqate rajonale do të jetë ngritja e vetëdijes së anëtareve të rrjetit, mediave, profesionistëve medialë dhe shoqërisë në tërësi, për parimet themelore për vetërregullim dhe profesionalizëm, si dhe shqyrtim të ankesave ndërkufitare të vendeve nga rajoni.

Me vendim të përfaqësuesve të trupave vetërregullatore, selia e rrjetit do të jetë në Mal të Zi, ndërsa për kryetar është zgjedhur Ranko Vujoviq, sekretar i përgjithshëm i Këshillit medial për vetërregullim të Malit të Zi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail