Punëtori dhe shkolla verore ndërkombëtare në lokalitetin Stobi

Shkup, 3 korrik 2015 (MIA) - Institucioni kombëtar Stobi në bashkëpunim me fondacionin "Trashëgimi ballkanike" nga Zagora e vjetër, Bullgari, në qershor dhe korrik  në lokalitetin arkeologjik Stobi organizojnë katër punëtori dhe shkolla verore ndërkombëtare.

"Në qershor me sukses ishin realizuar punëtori për konzervim dhe dokumentim të qeramikës së vonshme antike dhe romake dhe punëtori për mozaik në të cilat morën pjesë 11 studentë dhe vullnetarë nga SHBA, Australia, Kanadaja, Anglia dhe Japonia. Pjesëmarrësit në punëtorinë për konzervim të qeramikës me ndihmën e personave profesional nga IK Stobi, i kaluar të gjitha proceset  e punëve konservuese dhe të restaurimit dhe dokumentimin e gjërave të qeramikës. Në suaza të punëtorisë për mozaik, është punuar në projektin për konservim dhe restaurim të mozaikut në narteksin e bazilikës Episkopale", informon Ministria e Kulturës.

Deri më 28 korrik në Stobi do të realizohet shkolla verore ndërkombëtare për arkeologji dhe punëtoria e parë për fotodokumentacion përparues digjital i arkitekturës dhe gjetjeve arkeologjike.

Trembëdhjetë studentë dhe vullnetarë, kryesisht nga SHBA, marrin pjesë në shkollën për arkeologji në suaza të të cilit bëhen gërmime në pallatin Theodosi. Qëllimi i hulumtimit është zbulimi dhe dokumentimi i paraqitjes arkeologjike në pjesën jugore të pallatit.

Këtë vit për herë të parë realizohet edhe punëtoria për fotodokumentacion përparues digjital i arkitekturës dhe gjetjeve arkeologjike, të cilin e udhëhoqi prof. dr. Xhorxh Bevan nga Universiteti në Kuins në Toronto.

Qëllimi i pjesëmarrësve nga SHBA, Kanada dhe Australia është të bëjnë incizim fotogrametrik te një pjesë e ndërtimeve të prezantuara në Stobi dhe të përpunojnë fotografi panoramike për shëtitje virtuale dhe 3D modele. Një pjesë e studentëve punojnë në RTI fotografi, përkatësisht transformim reflektiv e cila veçanërisht është e dobishme në identifikimin e shkrimeve në gur dhe afreske të cilat rëndë lexohen, si dhe incizime fotogrametrike të një pjese nga gjetjet lëvizëse arkeologjike.

"Organizimi dhe realizimi i shkollave dhe punëtorive janë nga vlera e veçantë për promovimin dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore të veçantë  në lokalitetin arkeologjik Stobi në korrniza botërore. Gjithashtu ndihmojnë  edhe në zbulimin, dokumentimin dhe mbrojtjen  e trashëgimisë tonë kulturore me atë që punohet  për aktivitete të tërësishme vetëfinancuese", kumtoi Ministria e Kulturës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail