Lideri i BDI-së Ahmeti u takua me kongresmenin amerikan Bejli dhe ambasadorin Bejli

Shkup, 3 korrik 2015 (MIA) - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, u takua me kongresmenin amerikan, Eliot Engel, ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe përfaqësues prominent të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA.

Ahmeti falëminderoi mikun e madh të shqiptarëve Eliot Engel për kontributin e madh për çështjen shqiptare në Ballkan dhe theksoi që mirënjohja shqiptare për rolin amerikan do të trashëgohet ndër breza.

Ndërkaq, Engel  e quajti liderin e BDI-së Ahmeti mik të vjetër dhe bashkëpunëtor në aktivitetet e përbashkëta në rajon, si dhe theksoi që 27 vjet pa rreshtur ka punuar për çështjen shqiptare në Ballkan.

Kryetari Ahmeti foli për krizën politike aktuale në vend dhe tha që liderët duhet ta tejkalojnë vetën dhe të mendojnë për shtetin. Reformat që nevojiten për ta bërë shtetin më të fuqishëm dhe institucionet më me integritet dhe më të besueshme tashmë janë pranuar nga të gjitha palët dhe duhet të zbatohet me konsensus shoqëror.

Pjesë e agjendës së dakorduar midis liderëve gjithashtu janë edhe marrëdhëniet ndëretnike, marrëveshja e Ohrit, marrëdhëniet me fqinjtë dhe integrimi EuroAtlantik 

Ndërsa, kjo situtatë që ka mbetur akoma pa zgjidhur në lidhje me ndarjen e pushtetit midis dy partive politike maqedonase duhet të tejkalohet nga dy liderët maqedonas sa më shpejtë në interes të vendit dhe të qytetarëve.

Ahmeti foli për rëndësinë e zgjidhjes së krizës në mënyrë që të rikthehemi në agjendën prioritare të vendit, atë të integrimit në NATO dhe në BE dhe për këtë kërkoi ndihmën e drejtpërdrejt dhe urgjente të autoriteteve amerikane që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe të fillon bisedimet për anëtarësim në BE.

Procesi i sukseshëm integrues relakson marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe mundëson paqë, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme bashkë me zhvillim ekonomik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail