Takim i kryetarit të PDSH-së Thaçi me kongresmenin amerikan, Eliot Engel

Shkup, 3 korrik 2015 (MIA) - Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në Shkup zhvilloi takim me kongresmenin amerikan Eliot Engel.

Në takim, siç theksohet më kumtesën e PDSH-së, kongresmenin Engel e kanë shoqëruar shefi i stafit të tij, Xhejson Steinbaum, si dhe veprimtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan: Mark Gjonaj anëtar i asamblesë të shtetit të Nju-Jorkut,  Martin Shkreli kryetar i këshillit kombëtar shqiptaro-amerikan, si dhe Hari Bajraktari, Hateme Nezaj, Lisa Milicaj dhe Rrustem Gecaj. 

Të pranishëm në takim ishte edhe ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli si dhe zyrtarja për çështje politike në ambasadën e SHBA-së në Shkup, Lora Bërns.

Gjatë këtë takimi miqësor u diskutua për situatën politike në vend, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe aspekte të alternativës sonë - programit tonë për daljen nga kriza politike e socio-ekonomike dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit euro-atlantik.

Kryetari Thaçi në takim shpalosi ofertën e PDSH-së dhe vlerësoi se zbatimi dhe realizimi i reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes së Re politike që e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë.

Thaçi më tej theksoi rëndësinë e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, që nënkupton edhe gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë, andaj është tepër e nevojshme që të kyçen edhe faktorë të tretë, shumë më të fuqishëm, të cilët do të kontribuonin deri sa të arrihet zgjidhje e këtij problemi.

Takimi kaloi në frymë të miqësisë dhe të bashkëpunimit me ç’rast Thaçi shprehu kënaqësi nga vizita me shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht në aspekt të përkrahjes nga SHBA në rrugën tonë drejt integrimit në BE dhe NATO, shtohet më tej në kumtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail