Elektranat me erë "Bogdanci" filluan me prodhim të rregullt të energjisë elektrike

Bogdanci, 5 korrik 2015 (MIA) - Parku i elektranave me erë "Bogdanci" te vendi Ranavec afër Bogdancit, filloi me prodhim të energjisë elektrike, pas procedurave me sukses të kryera te testimit të pajisjes dhe performacave të tij.

Për vizitë në parkun sot ishte kryeministri Nikolla Gruevski dhe drejtori i ELEM-it, Dejan Boshkovski.

Në periudhën nga kyçja provë në punë në prill të vitit të kaluar, deri në fillim të korrikut të këtij viti, ky kapacitet është i pari që shfrytëzon erë si fuqi lëvizëse, edhe pse në test prodhimin drejt sistemit elektroenergjetik të vendit ka dërguar mbi 135 mijë megavatë orë energji elektrike.

Në parkun ka 16 elektrana me erë, vendosja e të cilave përfundoi më 20 shkurt vitin e kaluar, me çka edhe zyrtarisht përfundoi faza më e rëndë e ndërtimit.

Ky kapacitet energjetik vetëm në 11 muajt e parë nga puna e realizoi prodhimin e projektuar vjetor prej 100 mijë megavatë orë.

Me këtë park të elektranave me erë, është rritur pjesëmarrja e burimeve ripërtëritëse në portfolion e SHA ELEM për 36,8 megavatë.

Parku i elektranave me erë "Bogdanci" është kapacitet me vlerë 55,5 milionë euro.

Në kuadër të vizitës në Bogdanci dhe Dojran, pasdite kryeministri Gruevski do të marrë pjesë në përurimin e fushës sportive në fshatin Nikoliq, pas çka do të realizojë vizitë pune në komunën Dojran.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail