Libër për sipërmarrësi në Evropën Qendrore dhe Lindore

Shkup, 6 korrik 2015 (MIA) - Promovim i librit për sipërmarrësi "Thyerja e akullit në mënyrë sipërmarrëse: Proceset dhe studimet në rast të sipërmarrësve të suksesshëm nga Evropa Qendrore dhe Lindore" do të mbahet sot në Shkup në hapësirat e kompanisë FHZH.

Shkak është prezenca e FHZH-së në libër si një nga 15-të tregimet e suksesshme, të cilat mes të tjerash e pasqyrojnë biznes klimën e Evropës dhe kushtet e vështira për përvetësimin e tregjeve botërore.

Autorë të librit universitar janë Xhulia Prats, Mark Sosna dhe Silvija Shishko - Romançuk, ndërsa botues është botuesi botëror Pelgrejv Mekmilan.

Në promovim fjalim do të mbajnë Ilijana Petrovska, prodekane për arsim nga Universiteti Kolegji Amerikan nga Shkupi dhe Mark Sosna nga IESE Biznes shkolla, Spanaja & Universiteti teknik Berlin, Gjermani, një nga autorët e librit.

Është paraparë pronarëve të FHZH-së Krisitjan Danieloskit dhe Milivoje Gjorgjeviqit t'u dorëzohet një kopje nga libri, i nënshkruar nga sipërmarrësi i njohur botëror Bert Tvalfhoven. Për përvojën në krijimin dhe zhvillimin e kompanisë do të flasë Daniellovski.

Në iniciativë të Universitetit Kolegji Amerikan Shkup, FHZH u nominua dhe u shpall  Kampion evropian për sipërmarrësi nga Këshilli akademik ndërkombëtar pranë Fondacionit Evropian për zhvillim sipërmarrës në Vrashavë në vitin 2011, së bashku edhe me 24 kompani nga Evropa Qendrore dhe Lindore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail