Këtë fundjavë janë dhënë 1.209 vërtetime për parashtrim të kërkesës për azil

Shkup, 6 korrik 2015 (MIA) - Gjatë fundjavës, në bazë të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për azil, Ministria e Punëve të Brendshme lëshoi 1.209 vërtetime për qëllim të hsçrehur për parashtrim të kërkesës për njojhjen e së drejtës së azilit në Republikën e Maqedonisë për shtetasit e huaj të cilët ilegalisht kanë hyrë në territorin tonë.

Në periudhën prej 19.06.2015 deri më 06.07.2015 në orën 08:00, kumtoi sot MBP, janë lëshuar vërtetime të gjithsejt 8.595 shtetasve të huaj, prej të cilëve 6.688 janë të gjinisë mashkullore, 1.081 janë të gjinisë femërore, 790 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 36 fëmijë të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë personave të cilëve u jepen vërtetimet, më të shumët janë shtetasit e Sirisë, dhe atë 5.911, më pas të Afganistanit 743, nga Iraku 485, Pakistani 366, nga Somalia 268, Kongo 238, nga Palestina janë 221, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Nga Sektori për azil, kumtoi MBP, janë parashtruar 13 kërkesa nga shtetas sirianë për azil, prej të cilëve katër për fëmijë.

Në IP Qendra pranuese për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për 06.07.2015 janë evidentuar gjithsejt 33 kërkues të azilit, prej të cilëve 25 kërkues të azilit janë burra, 1 kërkues i azilit është grua dhe 7 kërkues të azilit janë persona të mitur.

Nga numri i përgjithshëm i kërkuesve të azilit të cilët janë të pranishëm në IP Qendrën pranuese, janë evidentuar 2 kërkues të azilit me lëndime të ekstremiteteve të poshtme (dy bura), 7 persona të mitur pa shoqërim të kujdestarit, përderisa, ndërkaq kërkuese shtatzëna të azilit nuk janë regjistruar në IP Qendrën pranuese.

Gjatë dy ditëve të kaluara, tre ekipet mobile ofruan ndihmë të parë për gjithsejt 385 persona, prej të cilëve 41 intervenime janë kryer në Tabanoc, ndërsa të tjerat në vendkalimin kufitar Gjevgjeli dhe stacion hekurudhor. Është realizuar transport i 12 personave nga vendkalimi kufitar deri tek spitlai i përgjigthshëm në Gjevgjeli. Janë distribuuar 278 shishe ujë, 22 batanije, 17 pako bukë të thekura, 15 UNFPA pako dhe 67 paketime me pelena.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail