Fx3x: Suksesi në sipërmarrësi rezultat i këmbëngulësisë dhe afëtsisë për të mësuar

Shkup, 6 korrik 2015 (MIA) - Të punuarit në efekte vizuale dhe animacion në filma holivudian me renome  nga ana e kompanisë nga Maqedonia u dukeshte si ide absurde e shumicës së njerëzve në mjedisin tonë kur unë dhe bashkëthemeluesi Milioje Gjorgjeviq filluam me fx3x. Besimi në vete, këmbëngulësia, gatishmëria për të mësuar dhe dashuria ndaj punës bënë që sot kjo ëndërr të jetë realitet.

Këtë e deklaroi sot Kristian Danillovski njëri nga pronarët e fx3x në hapësirat e kompanisë me rastin e promovimit të librit shkollor për sipërmarrësi "Thyerje e akullit në mënyrë sipërmarrëse" në të cilin përvoja e tyre është prezantuar si një nga 15 studimet të rasteve për sipërmarrësi të suksesshme nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

"Shumë persona na thonin, madje edhe na bindnin se atë që synojmë ta bëjmë nuk është emundur dhe se menjëherë duhet të heqim dorë, të mos humbim kohë. Për shumë persona ishte edhe herezi ideja jonë që të kemi sukses në tregun botëror. Probleme reale kishte. Atëherë bashkëpunimi global ose autosorsingu ishte në fillim, vetëm tregu i atëhershëm nuk ishte i gatshëm, teknologjia dhe interneti në vitin  2004 kur punonim në 'Aviatori' nuk ishte mjaftuehsëm e zhvilluar, punonim në DVD të  incizuara, thjesht 'fluturonin' ata fajla. Kështuqë probleme kishte, por ne qëndruam në idenë tonë, besonim në atë që e dimë, që ishte edhe më e rëndësishme ishim të përgatitur ta mësojmë gjithë atë që nuk e dimë, ndërsa kishte mjaft dhe u dëshmua se gjithë ajo është e domosdoshme që ta arrijmë këtë që sot jemi. Mesazhi për të rinjtë të cilët do të mësojmë nga ky libër shkollor është 'besoni në vete, e jo në atë që do t'ua thonë të tjerët se është e pamundur'", thotë Danillovski.

Ai shton se vendimtare për suksesin ka qenë edhe mbështetja e plotë nga familjet. Për atë që të jetë pjesë e librit shkollor thotë se është nder dhe mirë që të rinjtë në maqedoni do të mund të mësojnë për sipërmarrësinë nga një kompani e Maqedonisë, por nënvizon se  përvojën e tyre duhet ta marrin si inspirim, por jo edhe ta reflektojnë sepse nuk ka receta për sukses. Suksesi në suaza botërore, nënvizon, sot është fryt i cilësisë, besimit tek partnerët, konkurrencës me çmime dhe investime të përhershme në resurset njerëzore.

Profesoresha Makedonka Dimitrova dhe Ilijana Petrovska nga Universiteti Amerikan Kolexh theksuan se në shkruarjen e kësaj storjeje të rastit për fx3x kanë punuar 2,5 vite, ndërsa vendimtare ka qenë bahskëpunimi me pronarët e kompanisë.

Në promovim pati fjalim përmes skajpit edhe Mark Sosna, profesor i sipërmarrësisë në IESTE shkollën për biznes në Barcelonë, i cili nënvizoi se ka qeë privilegj që të përshkruhen këto storje të vetme, të cilat shpreson se do t'i inspirojnë  gjeneratat e ardhshme të sipërmarrësve.

Në librin shkollor përmes 15 rrëfimeve  të suksesshme të kompanive nga rreth 10 vende evropiane pasqyrohet biznes klima në Evropë dhe kushtet e vështira për të fituar tregjet botërore. Autorë të librit universitar janë Xhulia Prats, Mark Sosna dhe Silvija Mishko-Romançuk, ndërsa botues është botuesi botëror Pelgrejv Mekmilan.

Pronarëve të fx3x sot u është dorëzuar kopje nga libri, i nënshkruar nga sipërmarrësi i njohur botëror Bert Tvalfhoven.

Publikimi pason pasi që me iniciativë të Universiteti Amerikan Kolexh Shkup, fx3x  ishte e nominuar dhe u shpall për Kampion evropian për sipërmarrësi nga Këshilli akademik ndërkombëtar pranë Fondacionit evropian për zhvillim sipërmarrës në Varshavë në vitin 2011, së bashku edhe me 24 kompani nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

fx3x është formuar në vitin 1997 si kompani për reklama. Sot është subjekt i pranuar në tregun botëror në pjesën e efekteve vizuale dhe animacionit dhe bashkëpunon me një nga studiot më të mëdha filmike në Holivud dhe "Lukas" dhe "Tehnikolors". Ishin pjesë e ekipit për efekte vizuale në filmat "Kompasi i artë" (2007) dhe "Rango" (2001), të cilët  në këtë kategori, gjegjësisht në kategorinë për film më të mirë të animuar e fituan statujën më të dëshiruar - Oskarin. për momentin fx3x punëson mbi 200 persona kryesisht të rinj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail