QSHP: Të pabaza mbi gjysma e ankesave të testimit ekstern

Shkup, 6 korrik 2015 (MIA) - Në sesionin e qershorit nga testimi ekstern janë dorëzuar 2.855 ankesa, gjegjësisht janë ankuar ndaj 0,7 për qind të testeve, prej të cilëve mbi gjysma janë refuzuar si të pabaza, njoftoi Qendra shtetërore për provim.

"Janë pranuar 17,09 për qind, pjesërisht janë pranuar 26,34 për qind e ankesave, ndërsa më shumë se 50 për qind e ankesave janë të pabaza. Një pjesë e vogël e ankesave (rreth 40) u dedikohen  rezultateve jotërësisht të procesuuara dhe ato ende po zgjidhen në komunikim me shkollat. Jashtëzakonisht është më i madh i numrit të ankesave të dorëzuara nga nxënës të cilëve u nevojitet një pikë për kalim në notën e ardhshme pa bazë për ankesë", informoi QSHP.

Qendra thekson edhe se një numër më i madh i ankesave janë dorëzuar për lëndët matematikë, gjuhë maqedonase, informatikë dhe biologji.

"Pyetjet për të cilat është konstatuar se janë problematike të karakterit teknik ose përmbajtësor, ndërsa për shkak të së cilave janë miratuar edhe një pjesë e ankesave, do të korrigjohen ose fshihen nga baza e pyetjeve", shton QSHP.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail