Propozim buxheti i Kuvendit për vitin e ardhshëm 813 milionë denarë

Shkup, 6 korrik 2015 (MIA) - Këshilli buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot e ka miratuar Propozim kërkesën buxhetore për vitin 2016, sipas të cilit mjetet e projektuara që i nevojiten Parlamentit për vitin e ardhshëm janë në nivel prej 813 milionë e 130 mijë denarë.

Udhëheqësja e Sektorit për financa në Kuvend, Bogdanka Popovska elaboroi se mjetet e projektuara janë më të larta për 22,3 për qind krahasuar me mjetet që i kanë pasur në dispozicion në vitin 2015.

"Duke i pasur parasysh qëllimet tona të projektuara për vitin 2016 nuk mund të shkojmë në vëllim si vitin e kaluar, respektivisht nevojën e mjeteve që të funksionoj Kuvendi janë diçka më të larta nga ato që i kemi pasur në vitin 2015", tha Popovska.

Për funksionim të rregullt të Kuvendit, respektivisht për rroga dhe kompensime për të punësuarit janë planifikuar 299 milionë e 890 mijë denarë, ndërsa për shpenzimet rrugore dhe për pjesëmarrje në seanca 80 milionë denarë. Për zyrat për kontakt me qytetarët duhet të veçohen 12 milionë e 600 mijë denarë, për ndërtim të ndërtesës kuvendore janë planifikuar 220 milionë e 162 mijë denarë, ndërsa për rrethojën e objektit 15 milionë denarë.

Në seancën e sotme është miratuar edhe Plani strategjik i Kuvendit për periudhën 2016-2018.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail