Ivanov-Grabar Kitaroviq: Konfirmohen marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis Maqedonisë dhe Kroacisë

zagreb, 6 korrik 2015 (MIA) - Maqedonia dhe Kroacia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe midis tyre ekziston pajtueshmëri për qëllimet kyçe politike të jashtme. Këtë e theksuan në konferencën e sotme për shtyp në Zagreb presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe kolegia e tij kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq.

"Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe dëshiron ta shohë Maqedoninë si anëtare dhe për këtë arsye e vazhdon dialogun e vazhdueshëm në të gjitha nivelet në të gjitha sferat", theksoi Grabar-Kitaroviq.

Në kontekst  të kësaj presidenti Ivanov tha se Maqedonia pret që ta marrë atë që e meriton, gjegjësisht të jetë anëtare e NATO-s për skak se bllokimet të cilat deri më tani i kishim vërejnë në zhgënjim të madh të popullatës në Maqedoni nga pritjet të cilat i kishim me anëtarësim.

"Pritjet të cilat i kishte me anëtarësimin janë tradhëtuar. Me vite jemi në dhomën e pritjes të BE-së dhe NATO-s. Presim mbështetje nga Kroacia për Maqedoninë që ta marrë atë që e meriton", theksoi presidenti i Maqedonisë.

Presidentja kroate tha se sot është rast i mirë që të dërgohet mesazh edhe deri te NATO-ja dhe deri te BE-ja për gatishmëri dhe përcaktimin e fuqishëm të Maqeodnisë për rrugën euroatlantike dhe reformat.

"Nga ana jonë ka vendosmëri të fuqishme që t'ju mbështesim dhe inkurajojmë në këtë rrugë", theksoi ajo.

Për fat të keq Evropa në këtë moment, siç theksoi Grabar-Kitaroviq, është më e mbyllur dhe euroskeptike, ndërsa paraqitet edhe eurofobi në disa pjesë. Në kontekst të kësaj shtoi se ekziston rezistencë drejt zgjerimit i cili duhet të tejkalohet.

"Për fat të keq marrëveshja me Greqinë është e lidhur me progresin në rrugën euroatlantike, por edhe lodhjen e cila ndjehet në BE dhe NATo gjithsesi se kontribuon edhe drejt situatës momentale në të cilën gjendet Maqedonia me inkuadrimin", theksoi Grabar-Kitaroviq.

Duke folur për pakicat ajo tha se jemi obliguar edhe nga njëra edhe nga pala tjetër të pakivcave tona t'u mundësojmë shfrytëzim të plotë dhe zbatim të të gjitha të drejtave dhe mbrojtje të përkatësisë gjuhësore dhe etnike dhe identitetit.

Presidentja kroate theksoi se ka përparim në marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve, por se do të donte të shohë avancimin e tyre, posaçërisht këmbimin tregtar dhe investimet.

Duke folur për këmbimin tregtar ndërmjet Maqedonisë dhe Kroacisë, Grabar-Kitaroviq tha se është në nivel të njejtë gjatë disa viteve të fundit dhe paraqet rreth 174 milionë euro në vitin 2014. Shtoi se ekziston hapësirë për përforcimin e bashkëpunimit posaçërisht në ndërtimtari, nël industrinë ushqimore, bujqësi, në industrinë farmaceutike, në turizëm, si dhe në shfaqje të përbashkët të kompanive në tregjet e treta.

Kroacia, siç theksoi presidenti Ivanov, është e pranishme në vendin tonë përmes investimeve që i ka në ekonominë e Maqedonisë dhe ajo jep rezultate posaçërisht në bujqësi, blerjen e prodhimeve bujqësore dhe bashkëpunim nga ajo që është në interes të të dy shteteve.

Në pyetjen për migrim ilegal, Grabar-Kitaroviq thekosi se duhet të jemi të gatshëm për një valë më të madhe të emigrantëve. "Për këtë arsye duhet të fokusohemi jo veëtm në përkujdesjen e tyre, por edhe për shkatërrimin e burimit, rrënjës së asaj ndodhie", shtoi ajo.

Presidenti Ivanov, duke u prëgjigjur në pyetjen e gazetarëve për gjendjen aktuale politike në Maqedoni, tha se duhet të jemi optimistë dhe të shpresojmë se do të ketë përfundim.

Çresidenti i Maqedonisë vendosi kurorë lulesh para "Murit të dhimbjes" në varrezat e qytetit Mirogoj.

Sipas agjendës, Ivanov pasdite do të ketë takim edhe me ish-presidentin kroat, Stipe Mesiq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail