Për shkak të minimit nesër ndërperje e vogël e qarkullimit në rrugën Kërçovë-Ohër

Shkup, 6 korrik 2015 (MIA) - Për shkak të minimit në rrugën A2 Kërçovë-Ohër tek vendi i quajtur "Lavçanski korita" nesër prej orës 16 deri në ora 17 do të ketë ndërprerje të qarkullimit në kohëzgjatje prej 15 deri në 20 minuta, informon Lidhja auto-moto e Maqedonisë.

Nga atje informojnë se qarkullimi në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata, ndërsa në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga vendi. 

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail