Kuvendi duhet ta mbajë seancën e 57-të

Shkup, 7 korrik 2015 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 57-të në rend dite të së cilës është Propozim vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë, për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian "Altea" në Bosnjë e Hercegovinë.

Në këtë seancë, mes të tjerash, deputetët duhet t'i shqyrtojnë ratifikimet e Konventës për mbrojtje dhe shfrytëzim të rrjedhave ndërkufitare dhe liqenet ndërkombëtare, në Protokollin për ndalesë të përdorimit të gaseve mbytëse, helmuese ose të tjera dhe metoda bakteriologjike të luftimit, Gjenevë, 17 qershor 1925, dhe ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokollin për zbatimin e ndihmës financiare midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

Deputetët duhet të debatojnë edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrje dhe transplantim të pjesëve të trupit të njeriut për shkak të mjekimit, në lexim të parë, për Raportin për punën e Komisionit për letrat me vlerë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, gjithashtu në lexim të parë, Propozim vendimi për publikimin e konkursit publik për zgjedhje të anëtarit të Komisionit shtetëror për vendosje në shkallën e dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurën kundërvajtëse dhe për Propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë për bashkëpunim policor.

Në rend dite janë edhe propozim vendimi për ndryshim të anëtarit të Komisionit të Agjencisë për komunikime elektronike, propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatim mbi të ardhurat personale të Ligjit për cilësinë e prodhimeve bujqësore, në lexim të dytë dhe Propozimi shtesë i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrugët e shtetit, gjithashtu në lexim të dytë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail