Së shpejti gur-themele të katër kapaciteteve të reja të huaja

Shkup, 7 korrik 2015 (MIA) - Deri në fund të muajit dhe në fillim të muajit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i kapaciteteve të katër investimeve të paralajmëruara paraprakisht të huaja, ndërsa dy do të fillojnë me punë. Në gjashtë fabrikat do të punësohen më shumë se pesë mijë njerëz, paralajmëroi sot kryeministri Nikolla Gruevski.

"Në korrik dhe në gusht planifikohen katër fillime të ndërtimeve të fabrikave të cilat tashmë janë paralajmëruar dhe dy përfundime të ndërtimeve, përkatësisht fillim me prodhimtari. Përgjithësisht, katër fabrika të cilat paraprakisht ishin paralajmëruar, fillojnë me ndërtim. ndërsa dy përfundohen dhe do të fillojë prodhimi. Të gjitha së bashku do të punësojnë mbi 5 mijë njerëz në Republikën e Maqedonisë", tha kryeministri Gruevski në përgjigjen ndaj pyetjes pas shënimit të fillimit të rikosntruimit të 15 rrugëve në komunën Gjorçe Petrov. 


Saktësoi se bëhet fjalë për fabrikat Kisejfti sistems (KSS) në Kërçovë, ODV Elektrik në Ohër dhe Strugë, Kondevo në Shtip dhe Genterm në Prilep ku do të vendosen gur-themelet për fillimet me ndërtim. si dhe inagurimi i Tehnikal tekstajls në Shtip dhe Dijatek në Zonën e zhvilluar teknologjike industriale në Shkup.

Theksoi se prej shtatorit ka paralajmërim për fillimin me ndërtim edhe të kapaciteteve të tjera të investuesve të huaj, por theksoi se ende është herët të kumtohet se kush janë ata.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail