U shënua fillimi i rikonstruimit të 15 rrugëve në komunën Gjorçe Petrov

Shkup, 7 korrik 2015 (MIA) - Kryeministri Nikolla Gruevski sot në mënyrë solemne e shënoi fillimin e punëve për rikonstruimin e 15 rrugëve në komunën Gjorçe Petrov.

"Me ngjarjen e sotme shënojmë fillimin e këtij projekti të madh i cili do ta përfshijë këtë rrugë "Vëllezërit Galevi", por edhe 14 rrugë të tjera më të dëmtuara në të cilat nuk është intervenuar gjatë 50 viteve të fundit. Projekti është me vlerë prej rreth 79 milionë denarëve dhe pritet të përfundojë për rreth gjysmë viti", tha kryeministri Gruevski në fjalën përshëndetëse.

Ai theksoi se shumë herë në të kaluarën kur ka qenë në komunën Gjorçe Petrov qytetarët i janë afruar me lutje dhe kërkesa për sanim të ndonjërës prej rrugëve.

Kryetari i komunës Gjorçe Petrov, Sokol Mitrovski theksoi se gjatë viteve të fundit në Gjorçe Petrov janë rikonstruuar 30 rrugë në pjesën urbane dhe mbi 10 në pjesën rurale të komunës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail