MPB: Arrestohet Sulejman Osmani i cili arriti të arratiset pas aksionit në Kumanovë

Prishtinë,7 korrik 2015 (MIA) - MPB mori njoftim nga policia e Kosovës se dje në fshatin Letinçe të Vitisë është arrestuar Sulejman Osmani nga fshati Brezë, i dyshuar për pjesëmarrjen në ngjarjet e Kumanovës në maj të këtij viti, ndërsa i cili arriti t'i ikë policisë kur ua ka treguar vendin ku janë fshehur armët.

Nga MPB për MIA-n konfirmuan se policia e Kosovës ka vepruar sipas një fletë arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Maqedonia, ndërsa tani më është konfirmuar identiteti i personit.

Sipas policisë së Kosovës, siç publikuan mediat kosovare, në shtëpinë e Osmanit është gjetur një pjesë e armëve të vjedhura gjatë sulmit në karakollin në Goshincë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani njoftoi se te i dyshuari është gjetur dhe është marrë një pistoletë TT me municion, ndërsa tërë aksionin policia e ka zbatuar në koordinim me prokurorin publik kompetent.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail