Temperatura më e lartë prej 45,7 gradë e matur në Demir Kapi në vitin 2007

Shkup, 9 korrik 2015 (MIA) - Temperatura më e lartë maksimale në Maqedoni në korrik është regjistruar në vitin 2007 më 24 korrik në Demir Kapi prej 45,7 gradë Celsius. Atë ditë janë matur 45,3 gradë në Gjevgjeli, 43,3 gradë në Shkup, 43,3 gradë në Shtip dhe 40,2 gradë në Kriva Pallankë.

Sipas informatave nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, më ngrohtë në Prilep ka qenë më 7 korrik të vitit 1988 kur janë matur 41,5 gradë, ndërsa në Manastir më 6 korrik të vitit 1988 me 41,2 gradë.

Sot temperatura maksimale do të arrijë deri më 35 gradë në Demir Kapi dhe Gjevgjeli, ndërsa në Shkup 31 gradë.

Pasdite pritet zhvillim i vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe erë të përforcuar, ndërsa është e mundur edhe paraqitje e izoluar e breshërit, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe veriore.

Kushtet biometeorologjike gjatë orëve të mëngjesit ishin të këqia. Në orët e mëngjesit është e mundur paraqitje e kokëdhimbjes, por edhe dhimbje në gjunjë, shpinë dhe qafë. Në orët e pasditës tek një numër më i madh i njerëzve është e mundur dobësi e përgjithshme dhe dekoncentrim, ndërsa tek disa edhe paraqitje edhe të ndjenjës së peshës në kokë.

Për nesër gjithashtu paralajmërohet në kokëdhimbje të mundshme, dhimbje në gjunjë, shpinë dhe qafë. Në orët e herëta të mëngjesit është e mundur dobi, ndërsa tek disa edhe ndjenjë të peshës në kokë. Në orët e paraditës dhimbjet janë të karakterit reumatik, por edhe ata të cilët janë nga ndryshimet artritike do të jenë më këmbëngulëse.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail