Një person i vrarë ndërsa dy të plagosur gjatë një incidenti të armatosur në Kumanovë

Kumanovë, 23 korrik 2015 (MIA) - Një person e humbi jetën ndërsa dy të tjerë janë plagosur në incidentin e armatosur që sot rreth orës 15:30 minuta ndodhi në lagjen Bedinjë të Kumanovës, pohoi policia.

Policia e Kumanovës sot pasdite doli me informata fillestare për vrasjen. Zëdhënësja e SPB Kumanovë, Valentina Nikollovska deklaroi se në orën 15:30 në lagjen Bedinjë ka ndodhur incident i armatosur ndërmjet dy grupeve.

"Një person ka humbur jetën, një tjetër është plagosur dhe për shkak të seriozitetit të plagëve është dërtguar në Qendrën urgjente në Shkup, ndërsa një tjetër ndodhet në spitalin e Kumanovës", tha Nikollovska.

Ekspertiza e policisë dhe prokurorit themelor publik po zgjatë ende. SPB Kumanovë po gjurmon pas personave të cilët kanë marrë pjesë në incidentin e armatosur dhe po punohet në zbardhjen e plotë të ngjarjes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail