Janë arrestuar dy persona për incidentin në Kumanovë

Kumanovë, 24 korrik 2015 (MIA) - Në SPB Kumanovë janë arrestuar dy persona, disa persona janë thirrur në bisedë informative, për shkak të zbardhjes së tërësishme dhe dokumentimit të rastit të djeshëm në të cilin një person e humbi jetën, ndërsa dy janë lënduar në një kafebar që gjendet në rrugën "11 Nëntori" njoftoi sot policia kumanovare dhe paralajmëroi se do të vijojë padi penale përkatëse.

Në kumtesë sqarohet se dje në orën 15:30 në kafebarin "Shpija jon" debati verbal mes dy grupeve është rritur në përleshje fizike në të cilën në një moment është vepruar me armë zjarri, pas ç'ka 45 vjeçari XH.J e ka humbur jetën.

Siç informon SPB Kumanovë dy persona 38 vjeçar, SH.R dhe G.D janë lënduar edhe për shkak të karakterit të lëndimeve, janë transferuar në Qendra Urgjente në Shkup.

Në kumtesën e sotme të SPB-së nuk janë theksuar motivet dhe shkaqet për këtë ngjarje i cili ndodhi në lagjen e Kumanovës Bedinje. Dje pasdite u prononcua BDI i cili shprehi keqardhje për incidentin që ndodhi në Kumanovë dhe u bëri thirrje organeve kompetnte deri në fund ta zbardhin këtë rast.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail