Rruga e Ombrellave, nata e parë! (FOTO)

Rruga e Ombrellave 2015 - Festival Veror i Muzikës

Rr. Dervish Cara / Tetovë

(25, 26, 27 Korrik 2015)

Rruga e Ombrellave është pjesë e veçantë e organizimit „Vera e Kulturës Tetovare 2015“ e cila synon zbukurimin e rrugës më të frekuentuar nga rinia e Tetovës kohëve të fundit, ndryshimin e monotonisë dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës mes të rinjëve.



Ky projekt realizohet në një pjese të rrugës „Dervish Cara“ saktësisht nga udhëkryqi afër lokalit Tantra deri te lokali Garden e mbuluar nga ombrella shumëngjyrëshe. Rruga e Ombrellave do të zgjasë 11 ditë duke filluar nga 25 Korriku deri më 5 Gusht, dhe në të është paraparë program i pasur kulturor dhe artistik për tre netë me rradhë, duke filluar nga 25 deri 27 Korrik 2015.



Për tre netë me rradhë rruga do jetë e mbyllur për automjetet dhe do të jetë në shërbim të rinisë me organizime të mini koncerteve. Rruga do jetë plot me tavolina ku të gjithë lokalet përreth do të kontribuojnë duke participuar si pjesë e projektit. Skena do të montohet në fillim të rrugës e kthyer përgjatë pjesës së mbuluar me ombrella ku do të pozicionohen tavolinat (të larta pa karrige) e do ketë hapsirë të mjaftueshme për qëndrim edhe në këmbë pasi që pritet një numër i madh i publikut pjesëmarrës.



Rruga e Ombrellave synon mbledhjen e rinisë në një vend të sigurtë larg zhurmave dhe rreziqeve të automjeteve duke e shijuar hapsirën e këndshme dhe harmonin e ritmeve të muzikës dhe shërbimit të sinkronizuar mes lokaleve për bashkimin e një atmosfere më të gjallëruar.



Rruga e Ombrellave do të jetë prezente për herë të parë në rrugët e Tetovës ndoshta edhe ato të Maqedonisë, projekti do të jetë i qëlluar ku pritet të arrij edhe të mbetet në traditën e organizimit „Vera e Kulturës Tetovare 2015“.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail