Padi penale për vrasjen e Argëtim Asanit nga Struga

Strugë, 26 korrik 2015 (MIA) - Kundër njëzetë e trevjeçarit A.K. nga fshati Veleshtë e Strugës është ngritur padi penale për "vrasje" dhe "përpunimin e palejueshëm, mbajtjen dhe tregtimin me armë apo materiale spërkatëse", njoftoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Personi dyshohet për vrasjen e djeshme të Argëtim Asanit (42) nga Struga. I padituri në rrugën "Marks dhe Engles" nga pistoleta ka shtënë 14 herë dhe e ka vrarë Asanin.

"Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Asani ka dalë nga një objekt afarist i locuar në rrugën 'Marks dhe Engels' në Strugë. Për momentin, nga automjeti motorik i markës "Golf" me ngjyrë të argjendtë metalik ka dalë i dyshuari dhe ka shtënë 14 plumba drejt Argëtim A., i cili rrugës drejt Spitalit të përgjithshëm në Strugë i është nënshtruar plagëve", sqaroi Dimoski.

Vdekja, shtoi ai, është konstatuar nga një mjek në repartin kirurgjik në kuadër të spitalit të përgjithshëm në Strugë.

"Pas ekspertizës tekniko kriminaliste në vendin e ngjarjes të kryesuar nga prokurori publik dhe pas masave të tjera, nëpunësit policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë e A.K., me ç'rast në oborr është vërejtur automjet udhëtarësh 'Golf' me tabela të Strugës. Në bagazhin e automjetit është gjetur një pistoletë e markës "HS" me kornizë pa municion", theksoi Dimoski.

Gjësendet e gjetura përkohësisht janë marrë, ndërsa arma është dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail