Baza e të dhënave të personave me invaliditet në seancë kuvendore të mërkurën

Shkup, 27 korrik 2015 (MIA) - Komisioni për punë dhe politikë sociale sot i ka dhënë në lexim të mëtutjeshëm plotësimit të Ligjit për punësim të personave invalidë dhe Propozim ligjit për bazë nacionale të të dhënave të personave me invaliditet, me procedurë të shkurtuar.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi sqaroi se qëllimi kryesor i Propozim ligjit për plotësim të Ligjit për punësim të personave me invaliditet është që të mundësohet Fondi i posaçëm që të shfrytëzohen mjete për kontribut për sigurim pensional dhe invalidor, kontribut për sigurim shëndetësor dhe kontribut për punësim të personit të punësuar invalidi, si dhe kontribut për sigurim pensional dhe invalidor për personat në shoqërinë mbrojtëse, të cilët nuk janë persona invalidë dhe invalidë të punës.

Me propozim ligjin për bazë nacionale të të dhënave të personave me invaliditet, me procedurë të shkurtuar , parashikohet vendosje e eivdnecës së vetme elektronike, respektivisht bazës nacionale për persona me invaliditet. Rregullohet edhe mënyra e funksionimit të bazës nacionale të të dhënave për persona me invalidtet, përpunim të të dhënave në bazë, shfrytëzim të të dhënave në bazë, sigurinë e të dhënave, dhe mbikëqyrjen mbi funksionimin e bazës.

Me këtë ligj rregullohet edhe mundësia për azhurnim dhe dhënia të shfrytëzimit të të dhënave në Bazë nacionale nga ana e organeve kompetente për përpunim dhe dhënie në shfrytëzim të të dhënave nga Baza.

Ligjet janë në redn dite në vazhdimin e seancës së 59-të të caktuar për të mërkurën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail