Takim i Kançeska-Milevskës dhe ambasadorit austriak Tomas Mihael Baer

Shkup, 27 korrik 2015 (MIA) - Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska sot realizoi takim pune me ambasadorin e Austrisë në Maqedoni Tomas Mihael Baer.

"Në takim të dy bashkëbiseduesit u dakordruan se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Austrisë kanë lidhje të shkëlqyera kulturore, të cilat karakterizohen me realizimin e një numri të madh projektesh nga të gjitha veprimtaritë e kulturës. Kançeska Milevska u falënderua për mbështetem që Ambasada e Austrisë në vendin tonë e jep për kulturë dhe shfaqi bindjes se partneriteti Maqedoni-Austri edhe mëtej do të paraqesë shembull inspirues për bashkëpunimin e shkëlqyer në dobi të kulturës dhe vlerave të saj" informon Ministria e Kulturës.

Kançeska-Milevska përkujtoi se bashkëpunimi i deritanishëm me Republikën e Austrisë është në nivel të shkëlqyer me prezantim të vazhdueshme të vlerave kulturore të Maqedonisë në këtë vend, por i rëndësishëm është edhe numri i përmbajteve me të cilat kultura austriake prezantohet në Republikën e Maqedonisë

Ata biseduan edhe për mundësinë për thellim të bashkëpunimit në fushën e kulturës mes të dy vendeve, si dhe për realizim të projekteve bashkëpunuese mes institucioneve nga fusha e kulturës në të dy vendet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail