Donacion për Qendrën ditore për fëmijët e rrugës

Shkup, 28 korrik 2015 (MIA) - Qendra ditore për fëmijët e rrugës në Shuto Orizarë është shfrytëzues i fushatës "Ushqim i dhuruar nga zemra", në suaza të të cilit sot fitoi donacion e cila përbëhet nga buka për nevojat e Qendrës në kohëzgjatje prej një jave.

Fushatën "Ushqim i dhuruar nga zemra" e zbaton kompania "Zhito Luks" e cila siguron donacione me produktin bazë ushqimor për disa institucione të cilat kujdesen për kategoritë e prekura sociale.

"Me realizimin e fushatës "Ushqim i dhuruar nga zemra", kemi për qëllim të tregojmë kujdes të veçantë kur bëhet fjalë për personat të cilëve u nevojitet ndihmë. Fushata është krijuar dhe do të zbatohet  në mënyrën të përfshijë më shumë grupe të prekura dhe të ndryshme, me çka shpresojmë se do ta ndihmojmë shumë edhe punën e këtyre institucioneve", thotë Lidija Trajkovska Ristovska menaxhere e marketingut në SHA Zhito Luks Shkup.

Fushata "Ushqim i dhuruar nga zemra", zhvillohet në kontinuitet me ç'rast kompania ka zgjedhur institucione të ndryshme  ku nevoja e ndihmës dhe donacioni është më aktual.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail