Është asfaltuar rruga rajonale për në Krushevë

Shkup, 28 korrik 2015 (MIA) - Përfundon asfaltimi i pjesës nga rruga rajonale nëpër Krushevë në një gjatësi prej 2,4 kilometra. Sipas drejtorit të NP për rrugët shtetërore Aleksandar Stojanov, për këtë aktivitet ndërtimor  nga buxheti i NP për rrugë shtetërore janë siguruar 4 milionë denarë.

Kanë përfunduar edhe aktivitetet ndërtimore në pjesë të akseve rrugore Krushevë-Slladuevë dhe Demir Hisar-Graishte-Sveta ku në korrnizat e programit për mirëmbajtje të rrugëve shtetërore është kryer përmirësimi dhe rehabilimiti i trotuareve.

Aktivitetet e akseve rrugore rajonale Krushevë-Slladuevë dhe Demir Hisar-Graishte-Sveta janë shumëvjeçare dhe do të kryhen në periudhën prej vitit 2015 deri në vitin 2018. Nga ana e Qeverisë  të Republikës së Maqedonisë  për rehabilitimin e aksit rrugor Krushevë-Slladuevë do të sigurohen rreth 60 milion denarë, ndërsa për aksin rrugor Demir Hisar-Graishte-Sveta rreth 30 milion denarë. Për këtë vit nga buxheti i NP për rrugë shtetërore përmes programit për mirëmbajtje të rrugëve shtetërore për ato akse rrugore janë siguruar dhe realizuar 7 përkatësisht 6 milionë denarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail