Çmimet më të ulëta të prodhuesve industrial në tregun vendor

Shkup, 28 korrik 2015 (MIA) - Çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta për 0,2 për qind në nivel mujor, gjegjësisht për 4,2 për qind në nivel vjetor.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në qershor të vitit 2015 në krahasim me muajin maj të vitit 2015, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta në grupin Prodhime jo të përhershme për konsum të gjerë për 0,5 për qind dhe në grupin Prodhime intermediare, përveç energjisë për 0,2 për qind.

Në qershor të vitit 2015, në krahasim me qershorin e vitit 2014, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta në grupet Energji për 10,5 për qind, prodhime kapitale për 4,4 për qind, Prodhime intermediare, përveç energjisë për 0,7 për qind dhe Prodhime jo të përhershme për konsum të gjerë për 0,2 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail