Përfundoi projekti për lëvizje të lirë të punëtorëve

Shkup, 28 korrik 2015 (MIA) - Më shumë se 400 të punësuar në agjencitë, ministritë dhe fondet në Republikën e Maqedonisë patën dobi nga trajnimet dhe aktivitetet të cilat u relaizuan në kuadër të projektit tuining "Përforcimi i kapaciteteve për implementim efektiv të legjislacionit të BE-së në sferën e lëvizjes së lirë të punonjësve".

Projekti është implementuar si partneritet midis Republikës së Maqedonisë, Suedisë dhe Hungarisë, Filloi të realizohet në shkurt të vitit 2014, ndërsa bartës është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Në aktivitetet ishin të kyçura edhe Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punëve të Jashtme, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.

Euroambasadori Aivo Orav në konferencën e sotme përfundimtare të projektit theksoi se lëvizja e lirë e personave është bazë e tregut të brendshëm dhe të BE-së.

"Këtu po e përfshijë të drejtën që personat të mos diskriminohen lidhur me kushtet për punë. U mundësohet punonjësve që nga një shtet-anëtar t'i marrin të njejtat beneficione në sferën e sigurimit social, si dhe punonjësit nga shteti-anëtar ku ata punojnë. Të gjithë ata kanë të drejtë të kënaqen në beneficione në rast të  pushimit mjekësor, pensionit të moshës, si dhe beneficione në rast të papunësisë...", tha Orav.

Orav shtoi se më shumë se 400 milionë banorë të cilët jetojnë shtete-anëtare të tjera të BE-së kanë të drejtë të lëvizin, të jetojnë, studiojnë lirshëm...Pikërisht kjo është, potencoi ai, e drejtë të cilën më së paku e respektojnë personat në BE.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi përkujtoi se Republika e Maqedonisë deri më tani ka firmosur marrëveshje për sigurim social me 22 shtete, prej të cilave 13 janë anëtare të BE-së.

"Kjo na ndihmon në zgjidhjen e sfidave, dhe nga aspekti institucional por edhe nga pikëpamja juridike, me të cilën duhet të ballafaqohemi para inkuadrimit në BE", tha Ibrahimi. Shtoi se në kuadër të projektit janë realizuar disa trajnime, janë krijuar doracakë, raporte, udhëzime.

Ambasadori i Mbretërisë së Suedisë në Maqedoni Mats Stefanson e vlerësoi projektin si të suksesshëm dhe shtoi se Suedia e mbështet perspektivën e Maqedonisë për në BE, në mënyrë konkrete dhe praktike, përmes transferit të diturive dhe përvojës.

Ambasadori hungarez në Maqedoni Jozef Bence theksoi se Hungaria dhe Suedia janë dhe do të mbaten aleate më të rëndësishme në BE.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail