PL: Regjistrimi i votuesve për Listën Zgjedhore, sjell rreziqe

Shkup, 28 korrik 2015 (MIA) - Vendosja e regjistrimit të votuesve dhe në këtë bazë bëhet Lista Zgjedhore, si një nga çështjet që i përpunon Grupi që i harmonizon qëndrimet për sigurim të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike më 24 prill të vitit 2016, si zgjidhje sjell disa rreziqe që mund të kenë pasoja serioze negative në praktikë, konsideron Partia Liberale.

Partia Liberale në kumtesën e sotme thekson se nuk ekziston siguri se me regjistrimin "vullnetar" do të mund të sigurohet e drejta kushtetuese e votës së një numri të madh të qytetarëve. Duke pasur parasysh se afati i regjistrimit është më herët nga fillimi i fushatës zgjedhore, tregohet, zgjidhja e këtillë në start e destimulon realizimin e të drejtës kushtetuese të votimit të qytetarëve, të cilët mund të votojnë të nxitur nga fushata.

"Partia Liberale paralajmëron se sistemin e regjistrimit vullnetar shumë persona mund ta kuptojnë si lirim nga detyrimi qytetar që të votojnë, ndërsa të tjerë që t'i ekspozojë në presion nga katër partitë që të regjistrohen vetëm ata, për të cilët ata janë të sigurt se do të votojnë për ta", qëndron në kumtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail