BDI: Fushata kundër themelimit të Universitetit të dytë nxori në pah një të vërtete tjetër

Shkup, 28 korrik 2015 (MIA) - Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese për media ka reaguar rreth kritikave për hapjen e një universiteti të ri shtetëror në Shkup.

BDI në kumtesë thekson se fushata e pajustifikueshme kundër idesë për themelimin e Universitetit të dytë shtetëror në gjuhen shqipe me seli ne Shkup e cila për shumë elemente i ngjan asaj të  qendrave intelektuale maqedonase në 1994, nxori në pah një të vërtete tjetër.

Sipas partisë shqiptare në pushtet, lufta mediatike dhe jo mediatike ndaj BDI-së  kohëve të fundit fare nuk ka të bëjë me parime kombëtare e  politike, apo me interes  publik, por,  ajo është kryekëput  e nxitur për motive të ulëta të interesit politik ditor dhe atij ekonomik dhe motive që kanë të bëjnë me dëmtimin e indit politik shqiptar dhe promovimin e të a.q.  konceptit qytetar  i njohur si doktrina e Fërçkovskit, ku shqiptarët do të jenë individë të "ndershëm" të subjekteve politike maqedonase.

"Ju bëjmë me dije se shqiptarët e kanë identifikuar këtë motiv të ulët politik dhe nuk do lejojnë të shkelen parimet e politikëbërjes në Maqedoninë e pas vitit 2001, në të cilën të drejtat individuale burojnë në kuadër të komunitetit që i takon, e jo duke qenë shtojcë e ndershme e partive politike maqedonase. Dhe nëse ai komunitet ka vlerësuar se Shkupi do të jetë gjithashtu qendër universitare shqiptare, nuk ka biznes qendër apo qendër politike që mund ta ndale atë. Dhe krejt në fund mos të harrojmë se  ashtu siç e kujtojmë sot pozicionin e secilit vizavi USHT-së, ashtu do t'i kujtojnë gjeneratat e ardhshme pozicionet e subjekteve te ndryshme karshi themelimit te universitetit të dytë shtetëror në gjuhën shqipe në Maqedoni", theksohet më tej në kumtesën e BDI-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail