BDI: Hapja e universitetit të ri në Shkup është ende një ide

Shkup, 29 korrik 2015 (MIA) - Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me idenë për hapjen e një universiteti të ri në Shkup thotë se një ide fisnike e kombëtare si hapja e një universitetit është më shumë se absurde të negativizohet mediatikisht në këto përmasa e aq më tepër kur nisma është ende një ide.

"Për ne dhe për qytetarët do të ishte e pritshme të iniciohet debat për cilëndo çështje, por të organizohet një fushatë e tërë kundër avancimit të arsimit të lartë dhe ndërtimit të institucioneve arsimore, është thjesht e pakuptueshme. Hapja e shkollave dhe universiteteve, dhe në këtë kuadër edhe ndërtimi i kampit universitar në kazermën Ilinden, është vazhdimësi e politikave të BDI-së dhe kjo është faktuar në të gjitha periudhat e qeverisjes sonë", thuhet në  thuhet në kumtesën e Bashkimit Demokratik për Integirm.

Ndaj, thuhet mëtej, ky nihilizëm qëllimkeq, më shumë se për vete idenë e hapjes se universitetit, na flet për tendencën për të sulmuar BDI nga qarqe të cilave u pengon që shqiptarët të përfaqësohen nga një parti e fortë, me përcaktime të palëkundura kombëtare dhe ndërkombëtare. Por jo vetëm kaq, pasi edhe kthimi i Shkupit në një qendër universitare me tre universitete, përfshi dhe UEJL dhe USHT është therë në sy për shumë qarqe, grupe e subjekte të njohura dhe të panjohura për ne. Sidoqoftë, motivet e kësaj fushate sa negative, po aq edhe absurde, janë të njohura për BDI-në dhe opinioni do të njihet me to në periudhën në vijim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail