Qendra e vjetër e qytetit të Manastirit do të shpallet trashëgimi kulturore e rëndësisë së posaçme

Shkup, 29 korrik 2015 (MIA) - Anëtarët e Komisionit kuvendor për kulturë së shpejti do ta vizitojnë Manastirin që të bëjnë vizitë në Qendrën e vjetër të qytetit e cila duhet të shpallet trashëgimi kulturore e rëndësisë së posaçme. Propozim ligji, propozues i së cilës është Ministria e Kulturës gjegjësisht Qeveria, sot Komisioni e dha në lexim të mëtejmë.

Ministria e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska theksoi se Qendra e vjetër e qytetit në Manastir paraqet vend të rallë të llojit të posaçëm dhe rezervuar të pashtershëm nga kulturat e ndryshme, rëndësi historike, artistike, shkencore, teknike dhe rëndësi të tjera shoqërore, karakteristike për një periudhë më të gjatë, nga shekulli XV deri më sot.

Me Ligjin, në neni 41 paragrafi 3, është konfirmuar se disa sende të caktuara të patundshme që paraqesin tërësi kulturore siç është rasti me Qendrën e vjetër të qytetit në Manastir, mundet, me përjashtim, në propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,  të vendosen nën mbrojtje me ligj, gjegjësisht të shpallen për trashëgimi kulturore të rëndësisë së posaçme me ligj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail