Pjesë të Maqedonisë në fazën e portokalltë

Shkup, 29 gusht 2015 (MIA) - Rajoni Ohër-Prespë dhe jugor të Vardarit nesër do të përfshihen me temperatura nga faza e portokalltë, ndërsa rajonet e tjera me temperatura nga faza e verdhë, gjegjësisht fazën alerte, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar paralajmërimit të meteo­alarmit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

­

Në të dy rajonet që do të jenë në fazën e portokalltë parashikohen temepratura më të larta nga të zakonshmet për këtë periudhë të vitit.

Nga Ministria e Shëndetësisë kumtojnë se vazhdojnë të vlejnë rekomandimet për lirim nga obligimet e punës  të grave shtatzëna dhe personave të sëmurë klinik më të moshuar se 60 vjet,  si dhe rekomandimet të evitohet kryerja e aktiviteteve ndërtimore  në ambient të hapur nga periudha prej orës 12 deri në orën 17.

Krahas këtyre rekomandimeve, në rajonet të cilat  nesër do të përfshihen me fazën e portokalltë (Ohër, Strugë, Resnjë, Shtip, Radovish, Kavadar, Demir Kapi, Strumicë, Gjevgjeli) Ministria e Shëndetësisë rekomandon të mos mbahen aktivitete sportive në ambient të hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 17. Në atë periudhë veçanërisht rekomandohet fëmijët nga kopshtet të mos nxirren në ambient të hapur dhe të mos praktikohet aktivitet fizik.

Për popullatën e tërë territorit të shtetit edhe më tej vlejnë rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta, më pajtim me Planin veprues për mbrojtje nga valët e ngrohta: Gjatë ditëve të tilla të ngrohta ekstreme, rekomandohet të qëndrohet më shumë në hapësira të mbyllura, para se gjithash të kondicionuara, ndërsa gjatë qëndrimit të obligueshëm në sipërfaqe të hapura në këtë periudhë, të gjendet mundësi për pushime më të shpeshta nën hije. Duhet të mbahen rrobe me ngjyrë të ndritur dhe të lehta, ndërsa gjatë eksponimit të drejtpërdrejt në diell syza mbrojtjese dhe kapelë (ngjyrat e ndritshme reflektojnë dritën), ndërsa gjatë rrezitjes të shfrytëzohen kreme me faktorë të lartë mbrojtës. Rekomandohet të konsumohet sasi më e vogël ushqimi, kryesisht pemë dhe perime, ndërsa më pak ushqim i yndyrshëm, sasi të mëdha të lëngut, më mirë uji i thjeshtë për pije, dhe shmangen e pijeve alkoolike. Gjatë hyrjes në automjet, nevojite ai një periudhë të caktuar të ajroset.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të grupeve të ndjeshme të popullatës, rekomandohet që personat e sëmurë kronik rregullisht ta marrin terapinë e rekomanduar, në konsultim me mjekun amë.

"Për shkak temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur për paraqitje të helmimit me ushqim dhe sëmundje infektive të zorrëve, rekomandimet janë: larja e rregullt e pemëve dhe perimeve të freskëta gjatë përdorimit të tyre, përgatitja termike e ushqimit dhe konsumimi i tij në afat sa më të shkurtër pas përgatitjes. Nëse nuk bëhet kjo, ushqimi i tillë i përgatitur të vendoset në frigorifer në +8 gradë, ndërsa gjatë përdorimit të ngrohet në +100 gradë. Rekomandohet të shmangen prodhimet të cilat nuk janë të përpunuara termikisht si majonezi nga vezët e shtëpisë, ndërsa me kujdes të konsumohen akulloret dhe kremat e ndryshëm. 

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë periudhës së verës, në të gjitha qytetet në shtet janë vendosur pika për rekomandime parandaluese dhe për këshilla për mbrojtjen nga temperaturat e larta. Pikat funksionojnë çdo ditë në periudhën nga ora 18:30 deri në orën 21:30. Në pikat kryhet matja e tensionit të gjakut dhe jepen këshilla për parandalim nga moti i ngrohtë dhe për mënyrë tetese të shëndeshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail