Maqedonia do të jetë në fazën portokalli, 42 gardë Celsius dhe UV indeks 9

Shkup, 29 korrik 2015 (MIA) - Rajoni Ohër-Prespë, Jug-Vardar, dhe Osogovë-Maleshevë, sot do të përfshihen  me temperatura të fazës portokalli, ndërsa rajonet tjera me temperatura nga fazë e verdhe, gjegjësisht alerte, kumtoi Ministria e Shëndetësisë duke iu referuar paralajmërimit të meteo-alarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Në rajonet në fazën portokalli parashihen temperatura më të larta nga të zakonshme për këtë periudhë të vitit. Sipas DPHM temperatura e ditës do të lëviz prej 35 deri në 42 gradë Celsius, ndërsa UV indeksi do të arrijë 9.

Për shkak të paralajmërimeve për temperaturat nga faza portokalli në tre prej gjashtë rajoneve nëpër shtet, si dhe temperaturat e larta nëpër tërë vendit të cilat zgjasin në vazhdimësi nga periudha e kaluar, Qeveria dje në seancë në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë solli rekomandime shtesë për mbrojtje të popullatës nga temperaturat e larta.

Qeveria solli rekomandim për lirimin nga obligimet e punës të personave të cilët punojnë me orar të shkurtuar për shkak të arsyeve shëndetësore.

Njëherit rekomandohet të evitohet kryerja e aktiviteteve ndërtimore  në ambient të hapur nga periudha prej orës 11 deri në orën 17 (për një orë më gjatë nga masa e deritanishme e cila kishte të bëjë në periudhën nga ora 12 deri në orën 17).

Këto shërbime me qasje të koordinuar është e nevojshme t'i detektojnë personat e vetmuar, me aftë të kufizuara, që t'u japin ndihmë të nevojshme me ushqim dhe ujë për pirje, përderisa për të pastrehët dhe fëmijët në rrugë të sigurojnë hapësira të klimatizuara ku do të qëndrojnë gjatë pjesë më të ngrohtë të ditës nga ora 11:00 deri në orën 17:00. 

Gjithashtu, vazhdojnë të vlejnë rekomandimet për lirim nga obligimet e punës  të grave shtatzëna dhe personave të sëmurë klinik më të moshuar se 60 vjet.

Për popullatën e tërë territorit të shtetit edhe më tej vlejnë rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta, më pajtim me Planin veprues për mbrojtje nga valët e ngrohta: Gjatë ditëve të tilla të ngrohta ekstreme, rekomandohet të qëndrohet më shumë në hapësira të mbyllura, para se gjithash të kondicionuara, ndërsa gjatë qëndrimit të obligueshëm në sipërfaqe të hapura në këtë periudhë, të gjendet mundësi për pushime më të shpeshta nën hije. Duhet të mbahen rrobe me ngjyrë të ndritur dhe të lehta, ndërsa gjatë ekspozimit të drejtpërdrejt në diell syza mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e ndritshme reflektojnë dritën), ndërsa gjatë rrezitjes të shfrytëzohen kremra me faktorë të lartë mbrojtës. Rekomandohet të konsumohet sasi më e vogël ushqimi, kryesisht pemë dhe perime, ndërsa më pak ushqim i yndyrshëm, sasi të mëdha të lëngut, më mirë uji i thjeshtë për pije, dhe shmangen e pijeve alkoolike. Gjatë hyrjes në automjet, nevojite ai një periudhë të caktuar të ajroset.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të grupeve të ndjeshme të popullatës, rekomandohet që personat e sëmurë kronik rregullisht ta marrin terapinë e rekomanduar, në konsultim me mjekun amë.

Për shkak temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur për paraqitje të helmimit me ushqim dhe sëmundje infektive të zorrëve, rekomandimet janë: larja e rregullt e pemëve dhe perimeve të freskëta gjatë përdorimit të tyre, përgatitja termike e ushqimit dhe konsumimi i tij në afat sa më të shkurtër pas përgatitjes. Nëse nuk bëhet kjo, ushqimi i tillë i përgatitur të vendoset në frigorifer në +8 gradë, ndërsa gjatë përdorimit të ngrohet në +100 gradë. Rekomandohet të shmangen prodhimet të cilat nuk janë të përpunuara termikisht si majoneza nga vezët e shtëpisë, ndërsa me kujdes të konsumohen akulloret dhe kremrat e ndryshëm. 

Në të gjitha qytetet në shtet janë vendosur pika për rekomandime parandaluese dhe për këshilla për mbrojtjen nga temperaturat e larta. Pikat funksionojnë çdo ditë në periudhën nga ora 18:30 deri në orën 21:30. Në pikat kryhet matja e tensionit të gjakut dhe jepen këshilla për parandalim nga moti i ngrohtë dhe për mënyrë të jetës së shëndetshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail