RDM: Votim elektronik i diasporës si pilot projekt për tërë shtetin

Shkup, 30 korrik 2015 (MIA) - Kryetarja e RDM-së Liljana Popovska dhe nënkryetari i Diasporës së Bashkuar Maqedonase, Aleksandar Mitreski në takimin e sotëm biseduan për mënyrën e votimit të diasporës dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor me të cilat, siç theksohet në kumtesë, do të mundësohet qasje reale për votim të çdo shtetasi të regjistruar të Maqedonisë.

RDM-ja çdoherë është angazhuar për votimin e diasporës dhe mbetet në këtë qëndrimit dhe konsideron se votimi më racional dhe i drejtë i diasporës do të mundësohet me votim elektronik. Me të, siç theksohet, do të sigurohet pjesëmarrje më e madhe e diasporës në procesin zgjedhor dhe njëkohësisht ulje e shpenzimeve.

Partia propozon që votimi elektronik i diasporës këtë herë të zbatohet edhe si pilot-projekt për tërë Republikën e Maqedonisë dhe përgatitje për disa zgjedhje të ardhshme kur do të ndërtojmë institucione të fuqishme dhe të pavarura.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail