Ndërtohet fushë e re tenisi në Makedonski Brod

makedonski Brod, 30 korrik 2015 (MIA) - Në komunën Makedonski Brod sot filloi të ndërtohet fusha e 75-të e tenisit në kuadër të projektit për ndërtimin e 120 fushave të tenisit në mbarë vendin.

Në fillimin e punëve ndërtimore morën pjesë drejtori i Agjencisë për të Rinj dhe Sport, Marjan Spaseski dhe kryetari i komunës Makedonski Brod, Milosim Vojneski.

Spaseski informoi se Agjencia për të Rinj dhe Sport ka dinamikë të shkëlqyeshme të realizimit të projekteve kapitale. Nga projekti për ndërtimin e 120 fushave të tenisit, 46 terrene janë ndërtuar dhe janë vënë në funksion, ndërsa edhe 29 terrene janë në fazë ndërtimi, prej të cilave shumica janë në fazë përfunduese. Janë ndërtuar edhe 51 fusha me isa dedikime dhe edhe 9 të tjera janë në fazë të ndërtimit nga gjithsejt 100 të paraparat në projektin e Qeverisë.

Kryetari i komunës Vojneski iu falënderua Qeverisë dhe Agjencisë për të gjitha përpjekjet që po i bëjnë në drejtim të sportit në komunën e tyre dhe informoi se si rezultat i investimeve të mira dhe menaxhimit në sport, komuna e tyre me vite i jep kampionët në futboll të madh në konkurrencë të meshkujve dhe femrave në kuadër të garave në sportin Shkollor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail