Oda Ndërtimore: Është arritur limiti i çmimit më të ulët të banesave

Shkup, 30 korrik 2015 (MIA) - Oda Ndërtimore pranë Lidhjes së Odave Ekonomike i përgënjeshtron informatat nga analiza e publikuar të kompanisë konsultuese "Forton Maqedoni" për vlerën e çmimit për metër katror të sipërfaqes banesore dhe përqindjen e profitit të kompanive.

Në Shkup çmimi prodhues për metër katror  neto hapësirë banesore është rreth 900 euro, ndërsa jo mes 450 dhe 660 euro, tha sot në konferencën për shtyp Ivica Jakimovski nga Grupacioni i ndërtimeve të larta pranë Odës Ndërtimore.

Në formimin e atij çmimi, sqaroi, krahas harxhimeve ndërtimore, me përqindje të madhe  marrin pjesë lokacioni, përkatësisht toka ndërtimore, pastaj komunalitë, harxhimet për projektim, revizioni dhe kontrolli, efikasiteti energjetik që më së shpeshti është nga klasa A dhe mjetet e angazhuara  të investitorëve. Prej këtu, theksoi Jakimovski, del se profiti i kompanive ndërtimore në këtë veprimtari realisht është rreth 10 deri në 15 për qind, ndërsa jo sikur që është prezantuar në opinion se profiti është pothuajse 50 për qind.

Blerësit e banesave në Shkup, sqaroi Jakimovski paguajnë neto, ndërsa fitojnë sipërfaqe bruto, që do të thotë sipërfaqe e përbashkët, si hyrja, shkallët, muret, korridoret, ashensorët të cilat janë 30 për qind e sipërfaqes së objektit banesor. Ato nuk janë përfshirë në çmimet shitëse  të banesave, ndërsa banorët i marrin në pronësi në pjesë ideale  me blerje të neto sipërfaqes.

Duke i'u përgjigur pyetjes së gazetarëve Jakimovski tha se çmimi për metër katror i neto sipërfaqes shitëse do të mbahet në nivel të njëjtë.

Jakimovski e konfirmoi informatën e analizës se kërkesa e banesave është rritur për 30 për qind, që, ashtu siç tha, është falënderim i shkallës së interesit e cila është e volitshme për blerësit e banesave  si një parametër. Në periudhën që vijon dotë mbahet në atë nivel, oferta e banesave është në nivel real", tha Jakimovski.

Zoran Dabevski nga kompania "Dabar" duke e prezantuar analizën e harxhimeve për objekt afarist banesor në komunën e Kisella Vodës, tha se çmimi shitës për metër katror është 900 euro plus 5 për qind TVSH, përkatësisht 945 euro për metër katror. Neto mbetja e pastërt për firmën  prej atyre 945 për qind arrin 82,60 euro ose 8,7 për qind.

Sipas Dabevskit për çmimet më të ulëta të banesave në Shkup mund të ndikojë zvogëlimi i harxhimeve  për pronësi të tokës e cila në kryeqytet është për 90 për qind më e lartë. Për momentin zgjerimi i ndërtimit të banesave është në komunën e Aerodromit. Për një vit, potencoi ndërtohen rreth 3.000 banesa.

Kërkesa e banesave  në periudhën e fundit, sipas Odës Ndërtimore është rritur edhe nga projekti qeveritar "Bli shtëpi, bli banesë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail