Shkupi, Shtipi dhe Gjevgjelia me temperaturë më të lartë prej 40 gradë Celsius

Shkup, 30 korrik 2015 (MIA) - Temperaturë maksimale prej 40 gradë sot është matur në Shkup, Shtip dhe Gjevgjeli. Në Demir Kapi janë matur 39, në Strumicë dhe Tetovë 38, në Manastir, Prilep dhe Vinicë 37, Kriva Pallankë, Topollçan dhe Pretor 36, Pozharan 35, Berovë dhe Ohër 34 dhe në Mavrovë dhe Lazaropole 30 gradë Celsius.

Sipas informacionit të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike deri në fund të ditës moti do të jetë me vranësira mesatare me erë veriperëndimore të dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit era do të jetë më e përforcuar.

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët. Do të ketë edhe periudha dielli me reshje të përkohshme lokale dhe afatshkurtra të shiut të cilat vende-vende do të jenë edhe me vetëtima, veçanërisht më shumë do të paraqiten në zonat malore kryesisht në orët  e mëngjesit dhe në orët e vona të natës.

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa përgjatë Vardarit era do të jetë më e përforcuar.

Temperatura e mëngjesit në vend do të jetë në intervalin prej 14 deri në 21, ndërsa temperatura më e larë pritet të arrijë prej 33 deri në 38 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli me kushte për shi afatshkurtër dhe me erë veriperëndimore mesatare deri në të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 19, ndërsa temperatura më e lartë ditore do të mbërrijë deri në 36 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme do të jet mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe pak më këndshëm. Temperatura e ditës do të bie për disa gradë, por në orët e pasdites do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile të cilat do të shoqërohen me shi afatshkurtër dhe vetëtima të rralla.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail