Janë dhënë 549 vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për të drejtë të azilit

Shkup, 31 korrik 2015 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme, në bazë të ndryshimeve dhe plotësime të Ligjit për azil, dje ka dhënë 540 vërtetime për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës për pranim të të drejtës së azilit në Republikën e Maqedonisë të shtetasve të huaj të cilët ilegalisht kanë hyrë në territorin tonë.

Në periudhën prej datës 19 deri më 31 theksohet në kumtesë,  janë dhënë vërtetime të gjithsej 22.748 shtetasve të huaj,  prej të cilëve 16.462 janë të gjinisë mashkullore, 3.016 janë të gjinisë femërore, 3.072 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 198 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e dorëzimit të kërkesës për njohje të të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë, 16.905, pastaj janë nga Afganistani 1.764, nga Iraku 1.245, Pakistani 785, nga Somalia 502, Palestina 420, Kongo 278, nga Kameruni 127, përderisa të tjerët janë me numër më të vogël.

Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më 31.07.2015 deri në Repartin për azil janë dorëzuar 41 kërkesa për njohje të të drejtës së azilit në bazë të vërtetimeve të dhëna paraprake, me ç'rast 31 kërkesa janë nga shtetasit e Sirisë për azil, prej tyre 10 për fëmijë, pastaj tre kërkesa për shtetasit e Pakistanit, nga dy kërkesa për shtetasit e Marokos, Algjirit dhe Irakut (njëra nga kërkesat është për fëmijë), dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.

Në IP Qendra pranuese për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për datën  31.07.2015 janë evidentuar gjithsej 7 kërkues të azilit, të gjithë janë burra.

Nga numri i tërësishëm i kërkuesve të azilit të cilët janë të pranishëm në   IP Qendrën pranuese, qëndronë në kumtesën e MPB-së,  nuk janë evidentuar kërkuesit e azilit me lëndime,  personat e mitur pa shoqërim të prindërve dhe gratë shtatzëne  kërkuese të azilit.

Në raport të aktiviteteve të ekipeve mobile  të Kryqit të Kuq në ditën 30.07.2015 ,ndihmë të parë u është ofruan gjithsej për 143 personave, prej të cilëve 5 shtatzëne dhe 14 fëmijë. Nga numri i tërësishëm i intervenimeve 102 janë kryer në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli dhe 41 intervenime në stacionin hekurudhor në Tabanovc.

Janë distribuuar 365 shishe me ujë, 29 paketa higjienike për gra, 56 paketa higjienike për burra, 44 paketa për ushqim, 23 paketa higjienike për burra, 36 paketa për vetëndihmë, 26 paketa për foshnja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail