Drejtori i BSP-së Savovski në takim pune me migrantët në Sofje

Shkup, 31 korrik 2015 (MIA) - Drejtori i Byrosë për siguri publike Gorançe Savovski në Sofje mori pjesë në takimin e punës në nivel operativ midis shteteve-anëtare të Forumit të Salcburgut, iniciativë për bashkëpunim në sferën e punëve të brendshme midis nëntë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Siç informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, Bullgaria nga 1 korriku i këtij viti e mori kryesimin me Forumin e Salcburgut. Bullgaria e organizoi takimin në bazë të konkludimeve nga takimi i jashtëzakonshëm i Forumit ministror të Salcburgut, i cili u mbajt më 20 qershor në Bruksel për ndërmarrjen e aksioneve të përbashkëta urgjente për luftë kundër migrimit ilegal dhe kontrabandimit të emigrantëve.

Në takim, përveç përfaqësuesve të shteteve-anëtareve të Forumit të Salcburgut (Austria, Bulgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Rumania, Republika Sllovake dhe Sllovenia) morën pjesë edhe përfaqësues nga Gjermania, Serbia dhe Kosova.

"Pjesëmarrësit në takim u dakorduan se rritja konstante e presionit migrues dhe serioziteti i sfidave ekzistuese e imponon nevojën nga aksione shtesë në nivel operativ: këmbim të informatave në kohë reale, pjesëmarrje të rritur në operacionet e organizuara nga ana e FRONTEKS-it, si dhe në aksione tjera të përbashkëta të koordinuara, formim të ekipeve të përbashkëta hulumtuese për luftë kundër kontrabandimit të emigrantëve", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Duke theksuar se solidariteti dhe ndarja e barrës për luftë kundër migrimit ilegal duhet të jetë bazë për bashkëpunimin e ndërsjellë, përfaqësuesit e shteteve nga Forumi i Salcburgut, siç theksohet, e treguan gatishmërinë për mbështetjen e shteteve nga e ashtuquajtura ruta ballkanike (Maqedonia, Serbia, Hungaria), të cilat në këtë periudhë po ballafaqohen me presion më të madh migrimi. 

Drejtori Savovski në fjalimin e tij i prezantoi masat të cilat i ndërmerr Republika e Maqedonisë me valën e rritur të migrantëve ilegal. Ai i theksoi ndryshimet e fundit të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, në bazë të së cilave nga fillimi i zbatimit të ndryshimeve ligjore (qershor 2015) janë dhënë më shumë se 20 mijë vërtetime për qëllimin e shfaqur për parashtrim të kërkesave për njohjen e të drejtës së azilit në Maqedoni.

Me qëllim të sigurimit gatishmëri më të mirë për ballafaqim me valën e migrantëve e cila pritet edhe në periudhën e ardhshme, drejtori Savovski e theksoi Planin aksional të Republikës së Maqedonisë për ballafaqim me migracionin ilegal, si dhe aktivitetet e Grupit punues në nivel të ministrave i cili bën kontroll të situatës me migrantët ilegal dhe i definon masat e nevojshme për ballafaqim efikas.

Duke vënë re se kriza aktuale me migracionin ilegal nuk është vetëm sfidë rajonale, por globale, drejtori Savovski e shprehi gatishmërinë e fuqishme të Maqedonisë për pjesëmarrje në aktivitetet e përbashkëta të koordinuara për ballafaqim me këtë problem.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail