Regjim i veçantë i komunikacionit për festën e Ilindenit

Shkup, 31 korrik 2015 (MIA) - Me rastin e shënimit të festës kombëtare Ilinden të dielën në kuadër të manifestimeve të parapara në Shkup, Krushevë (Meçkin Kamen) dhe në kompleksin përkujtimor Pelince, në rajonin e Kumanovës, do të zbatohet regjim i veçantë në komunikacion me qëllim të zhvillimit pa pengesa dhe të sigurt të ngjarjeve të caktuar për ndjeshmërinë e festës.

MPB-ja sot kumtoi se të dielën me fillim në orën 10:30 në rajonin qendror të qytetit në Shkup do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit, gjegjësisht për qarkullim do të jenë të mbyllura një pjesë e rrugëve "11 Tetori" dhe "Dimitrija Çupovski" edhe atë në lëvizjen nga udhëkryqi me bulevardin "Koço Racin" deri te udhëkryqi me rrugën "Vasil Gllavinov", rruga "Filipi i dytë i Maqedonisë" nga udhëkryqi para hotelit "Holidej In" deri te Spitali i Qytetit dhe rruga "Dame Gruev" në lëvizje nga udhëkryqi me rrugën "Maqedonia" deri te Kuvendi i RM-së.

Në Krushevë në pajtim me masat e SPB Manastir, regjim i veçantë në komunikacion është paraparë për më 1 dhe 2 gusht, gjegjësisht nesër në periudhën nga ora 18:00 deri në orën 24:00 do të jetë i bllokuar komunikacioni për të gjitha llojet e automjeteve nëpër rrugën kryesore në qytet nga hyrja në Krushevë, vendi i quajtur Stacioni i vjetër i benzinës deri te udhëkryqi "Tagas", ndërsa automjetet mund të lëvizin në qark përmes hotelit "Montana pallas" deri te Shtëpia përkujtimore e Todor Proeskit dhe "Gumenje". Të dielën, megjithatë, do të jetë i ndaluar komunikacioni nëpër rrugën kryesore nga ora 9:00 deri në orën 11:00, përderisa në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 13.00 do të ndalet komunikacioni nga Pompa e benzinës deri në Meçkin Kamen.

Ndalesë për zhvillimin e komunikacionit për traktorët, makina bujqësore dhe karrocat do të vlejë për 1 dhe 2 gusht nga ora 00 deri në orën 24:00 në rrugën rajonale Prilep-Krushevë dhe Demir Hisar-Krushevë, ndërsa më 2 gusht do të ndalohet komunikacioni për automjetet transportuese motorike. Gjithashtu nesër dhe pasnesër di të ndalohet parkimi i automjeteve të udhëtarëve dhe ato transportuese motorike nëpër rrugën kryesore në Krushevë.

Edhe në Pelince, ku fillimi i manifestimit festiv është caktuar për në orën 10:00, apelohet deri te qytetarët të cilët do të dëshirojnë të marrin pjesë në këtë ngjarje në Qendrën përkujtimore të arrijnë deri në orën 9:00, sepse për shkak të pranisë së VIP mysafirëve do të zbatohet regjim i veçantë në komunikacion me ndalimin e të gjitha automjeteve dhe lëshimin e automjeteve zyrtare me përparësi kalimi.

MPB apelon deri te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që t'i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe rregullativën e komunikacionit për regjimin e ndryshuar të qarkullimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail