MOT I KEQ DHE I FUQISHËM NË TETOVË, KA TË VDEKUR DHE TË LËNDUAR...(VIDEO)

Nga rrëshqitja e tokës gjatë motit të ligë që dje pasdite e përfshiu rajonin e Tetovës ka të vdekur dhe të lënduar. Sipas SPB-së Tetovë, në një oborr të shtëpisë në Reçicë të Мadhe përmbytja ka marrë një trup pajetë të një fëmije rreth 10 vjeç. Nga spitali i Tetovës informuan se  te ato është sjellur një trup i një vajze 13 vjeçare, me siguri nga Shipkovica.

Sipas informatave të pakonfirmuara të banorëve  nga fshati malor Shipkovicë, ashtu siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Tetova, moti i keq ka marrë jetët e dy fëmijëve, me ç'rast trupi i njërit fëmijë ende nuk është gjetur, ndërsa ka vdekur edhe një burrë rreth 80 vjet derisa ka qenë duke u kthyer nga xhamia e fshatit.

Në Shipkovicë deri mbrëmë nuk ka mundur të qarkullohet për shkak të rrëshqitjes së tokës që e ka bllokuar rrugën, ndërsa fshati është edhe pa energji elektrike. Është bllokuar hyrja nga Tetova drejt Reçicës së Madhe, përkatësisht rruga 172 ku Drejtoria e Tetovës për mbrojtje dhe shpëtim ka angazhuar tetë ekskavatorë dhe mekanizëm tjetër të rëndë.

Moti i keq ka shkaktuar edhe ndërprerje të komunikacionit drejt Kodrës së Diellit, rruga Tetovë-Jazhincë, si dhe mes fshatrave Orashje e Epërme, derisa në Dobrosht ujërat e ardhur e kanë rrëzuar urën e betonit.

Të reshurat e shiut dhe era kanë shkaktuar dëme edhe në qytet me ç'rast ishin përmbytur rrugë dhe shtëpi, ka pasur edhe kulme të dëmtuara, ndërsa nga drunjtë e rënë  dhe degët ka pasur edhe automobila të dëmtuar. Ujërat e  lumit Pena janë vërshuar në shumë vende të Tetovës dhe rrethinës së saj,  por më kritike ishte te ura e bulevardit  "Industriska". Lumin për shkak të sasisë së madhe të drunjve dhe gurëve e ka ngujuar kalimi nën urë dhe janë vërshuar  në bulevard duke i përmbytur shtëpitë e rrethinës, dyqanet dhe objektet tjera.

Të gjitha shërbimet kompetente janë në teren dhe punojnë në pastrimin dhe sanimin e pasojave nga moti i keq që e përfshiu rajonin e Tetovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail