OH "Hilal" dërgoi ndihmat e para në Tetovë

Shkup, 4 gusht 2015 (MIA) - Me rastin e fatkeqësisë natyrore që e goditi rajonin e Tetovës, sot në Shipkovicë qëndroi Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Irsal Jakupi si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë.

Me këtë rast delegacioni i BFI-së, vizitoi banorët e kësaj ane, bashkëndjeu dhembjen dhe trishtimin e një dite më parë me këta banorë, si dhe ju shprehu ngushëllime për humbjen e jetëve të bashkëfshatarëve. Pas kësaj, delegacioni i BFI-së vizitoi edhe shtabin e emergjencës për t’u njohtuar për së afërmi me nevojat urgjente që i ka ky shtab për t’ju dalë në ndihmë banorëve të goditër nga vërshima katastrofale e djeshme.

Me këtë rast, kryetari i OH "Hilal", Mustafa Dauti, këtij shtabi ia dhuroi ndihmën e parë prej 60 pakove me artikuj ushqimorë dhe higjienik, ndërkaq kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi premtoi se dy xhumatë e ardhshme në nivel të Republikës do t’i kushtohen solidaritetit me banorët e goditur nga kjo tragjedi natyrore që ndodhi në Tetove dhe rrethinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail