FSK e gatshme të ndihmojë Tetovën

Prishtinë, 4 gusht 2015 (MIA) - Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë ofruar për ndihmë në Tetovë dhe fshatrat e Malësisë së Tetovës.

Me një notë-kërkesë drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ambasada e Kosovës në Shkup shpreh gatishmërinë që njësitet e FSK-së të vihen në dispozicion dhe të ndihmojnë në Tetovë.

"Pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta pas humbjes tragjike të jetëve dhe dëmeve materiale nga vërshimet në rrethin e Tetovës. Në emër të institucioneve të Kosovës, në konsultë me Presidentin, Kryeministrin dhe ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Kosovës, dëshirojmë t'ju ofrojmë ndihmën tonë si fqinj të parë. FSK e Kosovës e specializuar me njësitet e saj për këso raste është e gatshme të vihet në dispozicion sipas nevojave tuaja...", thuhet mes tjerash në notë-kërkesën e Ambasadës së Kosovës në Shkup, raporton Koha.net.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail