Stavreski: Të ardhurat tejkalohen, me ribalancin më shumë të holla për projektet kapitale

Shkup, 20 gusht 2015 (MIA) - Realizimi i Buxhetit për vitin 2015 në shtatë muajt e parë janë më të mira se sa pritej. Të ardhurat e grumbulluara janë më të larta se të planifikuarat dhe ato me ribalancin e propozuar të buxhetit do të zbrazen në anën e shpenzimeve për politika, masa, aktivitete dhe projekte të cilat janë paralajmëruar.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financace Zoran Stavreski sot duke e elaboruar Ribalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2015 në seancë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në të cilën filloi debati për ribalancin.

Potencoi se realizimi i Buxhetit të anës së shpenzimeve është zhvilluar në pajtueshmëri me të planifikuarën dhe se të ardhurat e përgjithshme kanë qenë më të mira se pritjet dhe më të mira nga viti i kaluar.

"Në shtatë muajt e parë të këtij viti realizuam gjithsej 92 milionë e 579 milionë denarë të ardhura në Buxhet që është për 11 miliardë e 160 milionë denarë ose për 13,7 për qind më shumë në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Realizimi i këtillë i anës së të ardhurave në njëfarë mënyre mundësoi që likuiditeti i Buxhetit të jetë jashtëzakonisht i mirë, të ketë rregullshmëri në pagesën e obligimeve ndaj firmave dhe ndaj shfrytëzuesve të mjeteve nga buxheti dhe të relaksohen marrëdhëniet në pagesën në vend. Nga ana tjetër madje mundësoi që teprica e mjeteve mbi të planifikuarat të sistemohet përmes ribalancit dhe kjo është arsyeja se pse ai propozohet për dallim nga vitet e kaluara kur propozohej për shkak të mungesës së të ardhurave në Buxhet", tha zëvendëskryeministri Stavreski.

Shpjegoi se tek të ardhurat tatimore ka ulje të TVSH-së, por që kjo është kompensuar me të ardhura më të larta nga tatimi i fitimit dhe akcizat.

Tek tatimi i fitimit të ardhurat janë për 5 miliardë e 142 milionë denarë ose për 165 për qind më të larta nga viti 2014, ndërsa tek të ardhurat nga akcizat janë 1 miliardë e 981 milionëd enarë ose 22 për qind më të larta se vitin e kaluar. Të mira kanë qenëe dhe të ardhurat nga shëdnetësia dhe sigurimi pensional.

Të ardhurat dhe të dalurat e mira dhe më të larta në nivelin e planifikuar, sipas Stavreski kanë mundësua tepricë të mjeteve në Buxhet dhe ribalancin e propozuar.

Për anën e të dalurave Stavreski tha se në shtatë muajt e parë kanë arritur deri në 103 miliardë e 686 milionë denarë dhe kanë qenë në kuadër të së planifikuarës. Rregullisht, shtoi zëvendëskryeministri, janë paguar të gjithë shfrytëzuesit buxhetor në pjesën e pagave, mallrave dhe shërbimeve, dhe transfere në kuadër të së cilave realizoheshin edhe masat e parapara për rritje të ndihmës sociale, pagesë të rregullt të pensioneve, subvencioneve dhe ngjashëm.

Ai potencoi se tek të dalurat kapitale është paraparë për 1,115 miliardë denarë më shumë mjete me ç'rast këto mjete do të intensifikohen aktivitete për disa mjete që janë me rëndësi prioritare.

Shumë më e madhe do të ndahet për projektin për gazifikim të aksit Kleçovce - Shtip i cili është 370 milionë denarë. Mjete shtesë prej 377 milionëd enarë janë siguruar për zgjerim të faturave për projekte për ujësjellës dhe kanalizime në të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë. Dyqind e njëzet e dy milionë denarë ka për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për rikonstruim dhe renovim të shkollave. Janë paraparë edhe 60 milionë denarë shtesë për financim të rikonstruimit të Konviktit "Goce Dellçev".

Ministri Stavreski potencoi se deri më tani rregullisht janë paguar pagat, mallrat dhe shërbimet, pensionet dhe subvencionet dhe janë realizuar të gjitha masat për rritje të ndihmës sociale. Me ribalancin, siç tha, janë paraparë mjete për pagesë të rregullt të ndihmës së rritur sociale për 10 për qind, mjete shtesë për pagesë të ndihmës për të gjithë kategoritë e rrezikuara, për rritje të pensioneve për pesë për qind nga tetori, si dhe për bursat.

Stavreski theksoi se me ribalancin pritet që të qëndrojë deficiti buxhetor dhe të mbahet niveli i borxhit publik dhe shtetëror.

Siç theksoi, deficiti buxhetor është projektuar në 3,5 për qind. Për borxhin shtetëror dhe publik theksoi se Republika e Maqedonisë mbetet në zonën e obligueshmërisë së ulët deri në mesatare me nivel të borxhit publik prej 43,7 për qind nga BPV-ja dhe nivel të borxhit shtetëror prej 36 për qind nga BPV-ja.

Në bazë të projeksioneve në ribalanc, sipas ministrit, pritet që Buxheti ta luajë rolin e saj që të sigurojë komponentë zhvillimore dhe t'i mbrojë të gjithë kategoritë sociale.

Me ribalancin projeksioni për rritjen  e BPV-së është 3,5 për qind dhe është për 0,5 për qind më i ulët nga ai fillimisht i projektuar, ndërsa për shkak të kushteve të komplikuara në të cilat funksiononte ekonomia e Maqedonisë.

Ribalanci i Buxhetit duhet të miratohet në Kuvend në afat prej pesë ditësh nga fillimi i debatit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail