Normalizohet gjendja rreth qendrës transportuese në Gjevgjeli

Gjevgjeli, 23 gusht, 2015 (MIA) - Kaosi që u shkaktua mbrëmë në hapësirën përreth stacionit hekurudhor dhe stacionit të autobusëve në Gjevgjeli, që e shkaktoi turma e migrantëve të cilët dje në orët e pasdites e depërtoi kordonin policor në linjën kufitare, sot në mëngjes nuk vërehet. Situata është kthyer në korniza normale për rrethana të tilla.

Mbrëmë një numër i madh i migrantëve, prej tre deri në 4 mijë, me transport të organizuar hekurudhor dhe me autobusë në orët e hershme të mëngjesit i transferoi në Tabanoc. Në transportin e migrantëve krahas taksistëve nga Gjevgjelia u përfshinë edhe taksi dhe furgona nga e gjithë vendi për të ndihmuar në transportin e migrantëve drejt kufirit verior.

Nga stacioni hekurudhor njoftojnë se sot në mëngjes në orën 5 e 30 minuta drejt Tabanocit është larguar treni me rreth 500 migrantë. Treni tjetër për Tabanoc, i cili nga Gjevgjelia i nis me vonesë rreth orës 10 e 30 minuta e pritnin 700 migrantë. Një tren tjetër nga Gjevgjelia për në Tabanoc do të niset sot në orën 17. Gjatë ditës së djeshme me tre linja të rregullta dhe dy linja të jashtëzakonshme, përmes rrugës hekurudhore për në Tabanoc janë transportuar rreth 1.500 migrantë.

Për momentin hapësira rreth qendrës së transportit në Gjevgjeli është pastruar nga kaosi i djeshëm, por sips vlerësimeve të përfaqësuesve të UNHCR-së, është i madh numri i migrantëve që presin hyrje në vend dhe transportin drejt Serbisë.

Ekipet e Kryqit të Kuq dje intervenuar 200 herë, ndërsa organizatat joqeveritare kanë ndarë më shumë se 2.000 paketa me ushqim dhe ujë.

Kordoni policor i cili dje pasdite u depërtua nga migrantët të cilët gjenden në zonën kufitare të kufirit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, siç deklaroi mbrëmë në Gjevgjeli ministri i Punëve të Brendshme Dimitar Çavkov, nuk u vendos me qëllim që ta mbyllë kufirin jugor me Greqinë, por për qëllim që në mënyrë më të organizuar dhe të reduktuar të lëshohen një pjesë e migrantëve dhe të kryhet transferim përkatës në vendet për regjistrim dhe transport publik.

"Praktikisht, këto ishin masa dhe aktivitete të planifikuara në kuadër të këtyre dy qëllimeve shtesë që i vendosëm si Qeveri e Republikës së Maqedonisë. Qëllimi primar është qasja humanitare ose kujdes i duhur humanitar i migrantëve për të cilën dëshmon edhe numri i migrantëve të cilët gjatë ditës së djeshme dhe sot në mëngjes janë transferuar nga guri kufitar 59 deri në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli, ku ata u regjistruan dhe u kujdesën për rreth 900 migrantë, kryesisht gra dhe fëmijë si kategori e ndjeshme", tha mbrëmë ministri Çavkov.

Aspekti i dytë është siguria, e cila, siç u tha, është i domosdoshëm në kuadrin e masave dhe veprimeve që i ndërmerr Qeveria për të mbrojtur mbi të gjitha qytetarët e Gjevgjelisë.

Me këtë rast, ai u bëri thirrje qytetarëve të Gjevgjelisë të jenë të qetë,  në këtë rast duke i siguruar se në mënyrë të përkatëse dhe me qasje të përkatëse do të arrihet sukses t'i amortizojnë problemet që imponohen prej dje.

Ministri Çavkov tregoi në faktin se Maqedonia vepron në mënyrë të pavarur, pa asnjë ndërveprim nga cilido shtet i BE-së, dhe më së paku nga ana e Greqisë. "Edhe më tej vazhdon trendi i transferimit të pakontrolluar të migrantëve nga Greqia në Maqedoni. Kjo është arsyeja themelore dhe kryesore që nuk mundemi në mënyrë të përkatëse t'i përgjigjemi transferimit të pakontrolluar. Është e nevojshme koordinimi me forcat policore greke", tha Çavkov.

Ai informoi se përgatitet një parcelë e cilia nga shteti është përcaktuar si parcelë në të cilën  do të duhet të kryhet regjistrimi i migrantëve. "Intencioni do të jetë në afërsi të kufirit grek që të krijohen supozime dhe të zhvillohen kapacitetet për regjistrim dhe për transferim në transportin publik. Në këtë mënyrë duam ta amortizojmë situatën në Gjevgjeli dhe atje të sigurojmë jetë normale, ndërsa migrantët t'i transferojmë në atë drejtim", tha ministri Mitko Çavkov mbrëmë në Gjevgjeli.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail