Nënkolonelja Mineva është komandante e re e Qendrën ushtarake mjekësore

Shkup, 27 gusht 2015 (MIA) - Para komandës së brigadës për mbështetje logjistike (brML) në Shkup sot do të mbahet solemnitet me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës komandant i Qendrës mjekësore ushtarake (QMU). Detyrën e komandantit të QMU-së nga koloneli Dushan Stojanoviq do ta pranojë nënkolonelja Irena Mineva.

Në solemnitet, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë shefi i SHM-së së ARM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski, komandanti i Komandës së bashkuar operative, gjenerali i brigadës Vasko Gjurçinovski i brML koloneli Kenan Rahiq, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe SHM e ARM-së, komandantë të njësive të brML dhe mysafirët ë tjerë.

QMU gjendet në strukturë organizative të formacionit të brML si njësi në rang të batalionit dhe paraqet bartës të sigurimit mjekësor të ARM-së me misionin kryesor për ruajtje dhe përparim të shëndetit fillimisht të pjesëtarëve të ARM-së. Në kuadër të QMU-së kryhet përgatitje e personelit mjekësor të ARM-së për pjesëmarrje në misionet e kryesuara nga NATO-ja dhe BE-ja, si dhe realizimi i qëllimit partner për formimin e spitalit mobil të Polonisë për mbështetje mjek;sore të ARM-së.

Për herë të parë në historinë e ARM-së prej sot oficer i ARM-së nga gjinia femër, do të komandojë me njësinë nga rangu i batalionit, që do të thotë kontribut i duhur drejt ndërtimit të barazisë gjinore në ARM, por edhe mundësitë për ndërtimin e karrierës së suksesshme profesionale për gratë të cilat janë në radhët e Armatës.

Koloneli Irena Mineva në ARM është nga viti 1998 dhe si oficere e Shërbimit sanitar, me sukses ka kryer shumë detyra, nga shefi i sektorit për mbështetje mjekësore deri në komandat të Spitalit për manovra të lehta. ka marrë pjesë në një numër të madh të stërvitjeve ndërkombëtare, në ekipin mjekësor të ARM;-së në misionin "ALTEA" ndërsa për punën e përkryer dhe marrëdhënien profesionale ndaj punës, shumë herë është shpërblyer.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail