Transporti i emigrantëve po zhvillohet pa probleme

Gjevgjeli, 27 gusht 2015 (MIA) - Transporti i emigrantëve nga kufiri jugor drejt kufirit verior gjatë natës së kaluar dhe mëngjesit të sotëm po zhvillohet pa probleme dhe në mënyrë të organizuar nga ana e të gjithë aktorëve të përfshirë në përballjen me krizën e refugjatëve.

Situata në kufi është normale dhe nën kontroll të plotë të forcave special të policisë dhe njësive të ARM-së. Policët grekë, megjithatë lëshojnë në mënyrë periodike në Maqedoni të hyjnë grupe më të vogla prej nga qindra emigrantë.

Sipas vlerësimeve të UNHCR-së dhe Kryqit të kuq dje nga Gjevgjelia drejt Tabanocit kanë shuar sërish rreth 3.000 emigrantë dhe ky numër pritet të arrij edhe sot.

Nga stacioni hekurudhor informojnë se sot në mëngjes me trenin e jashtëzakonshëm që është nisur nga platforma te kampi i pranimit drejt Tabanocit janë drejtuar 700, ndërsa me trenin e rregullt kanë shkuar edhe 500 emigrantë. Të tjerët të cilët presin të evidentohen në kampin e pranimit në Gjevgjeli gjatë ditës drejt Tabanocit do të transportohen me autobusë dhe taksi automjete.

Komuna e Gjevgjelisë dje ka dhuruar 1.500 pako me ujë dhe po aq pako me kroasane të cilat u pranuan nga përfaqësuesit e UNHCR-së dhe Kryqit të Kuq të cilat iu shpërndanë emigrantëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail