Seancë e Këshillit të BPRM-së

Shkup, 27 gusht 2015 (MIA) - Banka Popullore e Maqedonisë në seancën e sotme e miratoi vendimin për kushtet që duhet të plotësojnë letrat me vlerë jashtë vendit  në të cilat mund të investojnë një bankë e autorizuar.

Vlerësimi i kredisë, i caktuar nga një prej tre agjencive të njohura ndërkombëtarisht të normimit të kreditit, mbetet kushti themelor që një bankë vendase të investojë në letra me vlerë jashtë vendit. Gjithashtu, nëse letra me vlerë nuk i përmbush më kushtet e përcaktuara, do të përcaktohet afat prej maksimum tre muajsh në të cilat banka e vendit duhet ta ridedikojë letrën me vlerë ose ta mbyllë pozicionin në instrument të huaj derivat financiar.

Në seancë u miratuan edhe ndryshimet e Vendimit për futjen e masave të veçanta mbrojtëse që kufizojnë daljen e kapitalit për subjektet greke.

U miratua edhe një vendim për ndryshimin e Vendimit për rezervë të detyrueshme me të cilën bëhet ulje e  shkallës për detyrimet e bankave kundrejt personave fizikë në monedhën vendase me afat konstraktues mbi një vit, nga 8 deri në 0 për qind. Me këtë, shpjegon Banka, këto angazhime marrin të njëjtin trajtim si edhe detyrimet mbi dy vjet, tek të cilat tashmë zbatohet shkalla 0 për qind, që nga  viti 2012.

Në Seancën e Këshillit u miratua edhe Vendimi për ndryshimin e Vendimit për bonot e thesarit. Në këtë vendim parashikohet rregullim i mekanizmit të pjesëmarrjes në ankand të bonove të thesarit të Bankës Popullore, ku kriter bazë do të jetë pjesëmarrja individuale e bankave në totalin e detyrimeve në monedhën vendase pa klauzolë valutore të sistemit bankar. Me ndryshimet, Banka Popullore e ruan vazhdimësinë e mbështetjes për kursim të personave fizikë në monedhën vendase në një afat më të gjatë, ku i lë hapësirë bankave për mbështetje aktive kreditore për sektorin privat.

Këshilli i BPRM-së ka miratuar edhe Vendimet për lëshimin e monedhave për qëllime koleksionuese "Aleksandar '', 'Ana', 'Dimitar' dhe 'Elena' dhe Vendimet për lëshimin e monedhave për qëllime të koleksionimit "Aleksandar" dhe "Ana" të serisë "Dita Angel". Këto monedha janë me vlerën e 100 denarëve dhe janë bërë në 5000 copë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail